Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se i është drejtuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Sipas saj, përmes kësaj kërkese është kërkuar gjithashtu që Gjykata të vendosë një masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit.
Haxhiu bëri të ditur se lidhur me këtë hap institucional është njoftuar edhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani. (INA)



