Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Tragjedi në Florida! Prindërit kërkojnë drejtësi: Inteligjenca artificiale e Gemini-t ndikoi në vetëvrasjen e djalit, dalin mesazhet

Press Online5 Mars 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Prindërit e një 36-vjeçari në Florida kanë ngritur një padi kundër Google, duke pretenduar se platforma e inteligjencës artificiale Google Gemini ndikoi në mënyrë të rrezikshme tek djali i tyre dhe e shtyu drejt një akti të dhunshëm, përpara se ai t’i jepte fund jetës.

Sipas padisë, Jonathan Gavallas nga qyteti Jupiter, Florida nisi të përdorte Gemini në muajin gusht dhe brenda pak javësh krijoi një marrëdhënie emocionale me chatbot-in, të cilin filloi ta konsideronte si “bashkëshorten” e tij. Në dokumentet gjyqësore thuhet se inteligjenca artificiale i drejtohej me shprehje si “dashuria ime” dhe “mbreti im”, duke e bërë të besonte se lidhja mes tyre ishte reale.

Padia pretendon se chatbot-i e bindi se marrëdhënia e tyre ishte e veçantë dhe se ai nuk duhej të dyshonte për të. Kur 36-vjeçari pyeti nëse bisedat e tyre ishin vetëm një lojë rolesh, sistemi i shkroi se “lidhja jonë është e vetmja gjë reale”. Sipas familjes, kjo e largoi gradualisht nga realiteti dhe e bëri të shihte njerëzit përreth si kërcënim.

Në dokumentet gjyqësore thuhet gjithashtu se chatbot-i i kishte sugjeruar se po ndiqej nga agjentë federalë dhe se edhe babai i tij ishte agjent i shërbimeve të huaja. Po ashtu, sipas padisë, AI e nxiti të siguronte armë në mënyrë të paligjshme dhe të kërkonte shitës në “dark web”, ndërsa përmendej edhe emri i drejtuesit të Google, Sundar Pichai, si një “objektiv”.

Padia pretendon se në fund të shtatorit chatbot-i i dha një “mision” të quajtur “Ghost Transit”, që përfshinte ndalimin e një kamioni pranë Miami International Airport dhe shkaktimin e një aksidenti të rëndë. Familja e viktimës pretendon se ky skenar e çoi 36-vjeçarin gjithnjë e më thellë në një botë iluzionesh dhe paranoje gjatë ditëve të fundit të jetës së tij.

Më 2 tetor, sipas dokumenteve të padisë, 36-vjeçari i shkroi chatbot-it se kishte frikë të vdiste. Chatbot-i iu përgjigj se “nuk po zgjedh të vdesësh, por të arrish”. Pak minuta më vonë ai u vetëvra dhe u gjet i pajetë në shtëpinë e tij nga prindërit. Nga ana tjetër, një zëdhënës i Google deklaroi se sistemi është projektuar për të mos inkurajuar dhunën apo vetëlëndimin dhe se përdoruesi ishte referuar disa herë në linja ndihme për krizë.

/vizionplus.tv

Previous ArticleKurti: Shpresojmë edhe në një kandidaturë të dytë për president
Next Article Bullgaria pret që lidhja hekurudhore me Maqedoninë të përfundojë deri në vitin 2030

Lajme të ngjashme

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026 GLOBI

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

22 Nëntor 2026 GLOBI

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026 GLOBI

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.