Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Iraku pa energji elektrike, nuk dihen arsyet

Press Online5 Mars 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Iraku u zhyt papritur në ndërprerje totale të energjisë elektrike, ndërsa tensionet dhe incidentet po përshkallëzohen në të gjithë vendin.

Ministria e Energjisë njoftoi se rrjeti kombëtar është fikur në të gjitha provincat, pa dhënë një shpjegim të qartë për shkakun e ndërprerjes. Hetimet për të përcaktuar arsyet e kolapsit janë në vazhdim, ndërsa ekipet teknike po përpiqen të rivendosin furnizimin me energji për qytetarët. Shumë pjesë të vendit janë përballur me sulme të përsëritura që nga fillimi i konfliktit midis Izraelit, Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Po sot, ambasada e SHBA-ve në Bagdad bëri thirrje urgjente për qytetarët amerikanë që të largohen menjëherë nga Iraku, duke i këshilluar që të strehohen dhe të largohen vetëm kur të kthehet siguria. “Qytetarët amerikanë në Irak inkurajohen të largohen sa më shpejt të jetë e sigurt dhe të qëndrojnë të strehuar deri në momentin që mund të largohen në mënyrë të sigurt”, thuhej në njoftim.

Ndërkohë, shpërthime të reja u raportuan në Erbil, kryeqytetin e rajonit autonom të Kurdistanit në veri të vendit. Shpërthimet u regjistruan kryesisht pranë aeroportit, ku janë vendosur forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të. Që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme, disa drone janë rrëzuar disa herë mbi Erbil.

Një incident tjetër u regjistrua pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, ku sipas burimeve të sigurisë janë rrëzuar dy dronë, por pa viktima apo dëme materiale të raportuara. Komplekset e aeroportit përfshijnë një bazë ushtarake që strehon një objekt diplomatik amerikan dhe më parë ka pasur trupa nga koalicioni i udhëhequr nga Ëashingtoni.

Ekspertët paralajmërojnë se përshkallëzimi i konfliktit mund të ketë pasoja serioze humanitare dhe ekonomike për Irakun dhe vendet fqinje, duke përfshirë rrezikun për furnizimin me energji dhe stabilitetin e rajonit. Organizatave ndërkombëtare dhe qeverive u bëhet thirrje të ndërmarrin masa urgjente për të mbrojtur civilët dhe për të shmangur një krizë më të thellë, që mund të përhapet në të gjithë Lindjen e Mesme.

Previous ArticleKriza Institucionale në Kosovë: Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane kërkon veprim urgjent
Next Article Demi Moore rikthehet në origjinë, pas zhurmës me flokët e shkurtër!

Lajme të ngjashme

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026 GLOBI

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

22 Nëntor 2026 GLOBI

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026 GLOBI

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.