Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Pse BE duhet të ndërhyjë, nëse një shtet anëtar sulmohet?

Press Online4 Mars 2026 OPINIONE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kjo klauzolë shpesh krahasohet me nenin 5 të NATO-s, që parashikon mbrojtje kolektive në rast sulmi ndaj një vendi anëtar

Nga Claudio TITO

Nëse një shtet anëtar i Bashkimit Evropian bëhet objekt i një agresioni të armatosur në territorin e tij, vendet e tjera anëtare kanë detyrimin ligjor ta ndihmojnë.

Kjo nuk është thjesht një mundësi politike, por një detyrim i qartë i parashikuar në nenin 42, paragrafi 7 të Traktatit për Bashkimin Evropian. Ky nen përmban të ashtuquajturën “klauzolë të mbrojtjes së ndërsjellë”, e cila i detyron shtetet anëtare të ofrojnë ndihmë dhe asistencë me të gjitha mjetet që kanë në dispozicion, në përputhje me nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Kjo klauzolë shpesh krahasohet me nenin 5 të NATO-s, që parashikon mbrojtje kolektive në rast sulmi ndaj një vendi anëtar. Megjithatë, ekziston një dallim i rëndësishëm: jo të gjitha vendet e BE-së janë pjesë e NATO-s. Për shembull, Qipro është anëtare e BE-së, por jo e NATO-s. Në rast se Qipro do të sulmohej nga një shtet tjetër, si për shembull Irani, Bashkimi Evropian do të përballej me detyrimin për të reaguar në bazë të traktatit.

Neni 42 thekson se politika e përbashkët e sigurisë dhe mbrojtjes është pjesë integrale e politikës së jashtme të BE-së. Deri më sot, kjo klauzolë nuk është aktivizuar zyrtarisht në një situatë lufte klasike mes shtetesh. Ka pasur diskutime informale në raste tensionesh ndërkombëtare, por asnjë vendim formal për ndërhyrje ushtarake kolektive në bazë të këtij neni.

Vendimi për të nisur një mision ushtarak në kuadër të BE-së duhet të miratohet nga Këshilli Evropian me unanimitet, mbi propozimin e Përfaqësuesit të Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë. Megjithatë, traktati parashikon edhe mundësinë e “bashkëpunimit të përforcuar”. Kjo do të thotë se një grup shtetesh anëtare mund të marrë përsipër një mision të caktuar për të mbrojtur interesat dhe vlerat e Bashkimit Europian, pa qenë e nevojshme që të gjitha vendet të marrin pjesë. Në këtë rast, vendimi mund të merret me shumicë të cilësuar dhe jo domosdoshmërisht me unanimitet të plotë.

Një aspekt thelbësor është koordinimi me NATO-n. Vetë traktati i BE-së thekson se angazhimet në fushën e mbrojtjes duhet të jenë në përputhje me detyrimet e vendeve anëtare në kuadër të NATO-s, e cila mbetet baza kryesore e mbrojtjes kolektive për shtetet, që janë pjesë e saj. Kjo do të thotë se çdo veprim i BE-së në rast agresioni duhet të harmonizohet me strukturat dhe strategjitë e Aleancës Euro-Atlantike.

Në një kontekst ndërkombëtar gjithnjë e më të tensionuar, klauzola e mbrojtjes së ndërsjellë merr një rëndësi të veçantë. Ajo përforcon idenë se Bashkimi Evropian nuk është vetëm një union ekonomik dhe politik, por edhe një bashkësi sigurie. Nëse një shtet anëtar sulmohet, reagimi nuk duhet të jetë i izoluar, por i përbashkët. Kjo sepse siguria e njërit është siguria e të gjithëve. (La Repubblica)

Previous ArticleLionel Messi me statistika impresionuese, zgjidhet lojtari më vendimtar i vitit 2025
Next Article Thriller me anijen luftarake iraniane, fundoset në Sri Lanka, 140 persona të zhdukur

Lajme të ngjashme

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

20 Nëntor 2026 OPINIONE

Nga vjen emri i Tiranës

16 Nëntor 2026 OPINIONE

Kapërcimi i hendekut në sundimin e së drejtës

5 Nëntor 2026 OPINIONE

Atë që ta bën lufta brenda llojit, nuk ta bën as Ir(f)ani, as Rusia, as Amerika!

5 Nëntor 2026 OPINIONE

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

5 Nëntor 2026 OPINIONE

Një kthesë për Kosovën dhe Serbinë

30 Tetor 2026 OPINIONE
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.