Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

22 Nëntor 2026

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

22 Nëntor 2026

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Po finalizohet ligji për duhanin, gastronomët kanë një vit afat për t’i përshtatur tarracat

Press Online1 Mars 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Objektet hotelierike do të kenë afat deri në një viti për t’i përshtatur tarracat e tyre me ligjin e ri për mbrojtje nga pirja e duhanit. Sipas ndryshimeve të propozuara, tarracat nuk do të duhet të jenë të hapura nga tri anë, por do të jetë e mjaftueshme të kenë hapje nga të paktën dy anë.

Kjo është një nga kërkesat e pranuara, përderisa procesi i dorëzimit të vërejtjeve është mbyllur, njofton Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

“U pranua kërkesa për shtyrjen e zbatimit të ligjit për tarracat – tarraca të hapura nga tri anë, të cilat, për fat të keq, tani janë të mbyllura. Atyre u duhet kohë që të mund të përshtaten infrastrukturisht me ligjin”, tha Azir Aliu.

Në hapësirat e mbyllura, pirja e duhanit do të ndalohet plotësisht, duke përfshirë edhe cigaret elektronike. Sipas ligjit, parashihet kufizim i shitjes së cigareve elektronike me shije të ndryshme, ndërsa produkte të tilla do të mund të shiten vetëm me shije neutrale ose me shije duhani. Ministri thotë se qëllimi është të ulet tërheqja e tyre tek adoleshentët.

“Do të ndalohen të gjitha shijet që janë të ëmbla dhe atraktive për të rinjtë, e sipas analizave dhe kërkesave. Do të lejojmë vetëm shitjen e cigareve elektronike me shije neutral dhe shije duhani, me qëllim që të mundet popullata – e cila konsumon cigare tradicionale të mund të kaloje në elektronike”, deklaroi Aliu.
Ndryshe të dhënat nga anketa e Ministrisë së Shëndetësisë për konsumimin e duhanit tek të rinjtë për vitin 2024 janë shqetësuese! Gjithsej 13.6% e nxënësve nga klasa e shtatë deri në të nëntën në vend përdorin produkte duhani, mbi gjysma e tyre janë ekspozuar ndaj tymit të duhanit në shtëpi.

Anketa përfshin nxënësit 13 deri 15 vjeç është realizuar në 75 shkolla dhe janë përfshirë afro 4700 nxënës.

Ligji për duhanin këtë javën që vjen pritet të definohet plotësisht në Qeveri, pas çka do të gjendet në Kuvend para deputetëve dhe të fillojë të zbatohet.

Previous ArticleShumë shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë mbetur të ngujuar në zonat e prekura nga sulmet
Next Article Siljanovska qetëson qytetarët: Gjendja është stabile, nuk ka kërcënim të drejtpërdrejt për shtetin tone!

Lajme të ngjashme

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit…

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut ankohen se pavarësisht angazhimit, këtë vit kanë…

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me Izet Mexhitin, priti kryeministrin…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.