Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Shumë shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë mbetur të ngujuar në zonat e prekura nga sulmet

Press Online1 Mars 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Rritja e numrit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, që raportojnë se ndodhen në zonat e rrezikuara në Lindjen e Mesme ka vënë në lëvizje institucionet shtetërore, përderisa situata e sigurisë në rajon mbetet e tensionuar. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Dubai thonë se situata për momentin është e qëndrueshme dhe se janë në kontakt me autoritetet tona. Megjithatë shmangin lëvizjen pa nevojë.

”Për momenti situata është e sigurt dhe jemi gjithë kohen në kontakt me autoritetet, gjithçka funksionon në rregull, nuk ka ndërpritje të transportit publik hotelet janë të hapura, ato gastronomike, restorantet, maketet, funksionojnë në mënyrë të rregullt.”Çdo gjë është normale vetëm se nuk ka shumë lëvizje për shkak e shmangin daljen pa nevojë.”Shumica, qoftë të vendit apo turistë dalin vetëm nëse kanë nevojë por nuk është si ditët tjera”, u shpreh Taxhudin Useini – Gastronom në Dubai.
Ministria e Punëve të Jashtme e vendit ka njoftuar se ka aktivizuar një shtab krizë, i cili funksionon 24 orë dhe ka për detyrë të ndjekë zhvillimet në terren, si dhe të koordinojë të gjitha aktivitetet për mbështetjen e qytetarëve që mund të kenë nevojë për ndihmë. Deri tani, nga Ministria e Punëve të jashtme nuk ka ndonjë numër të saktë të shtetasve tanë që ndodhen në zonat e konfliktit.

“Në varësi të zhvillimeve, po shqyrtohen edhe mundësitë për masa shtesë, përfshirë asistencë të organizuar apo evakuim të sigurt. Ambasadat në rajon mbeten në komunikim të rregullt me qytetarët dhe janë të gatshme të ofrojnë mbështetje konsullore”, than nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Nga Ministria e Punëve te Jashtme u bëjnë thirrje shtetasve të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në zonat e konfliktit, të ndjekin me kujdes udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të qëndrojnë në kontakt me institucionet përkatëse. Për informacione dhe asistencë, qytetarët mund të drejtohen në linjat zyrtare të emergjencës dhe në përfaqësitë diplomatike.

Previous ArticleMë shumë vdekje sesa lindje në Maqedoninë e Veriut
Next Article Po finalizohet ligji për duhanin, gastronomët kanë një vit afat për t’i përshtatur tarracat

Lajme të ngjashme

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.