Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Askush nuk mund ta besojë suksesin tonë”, Donald Trump: Eliminuam 48 udhëheqës të Iranit me një goditje

Press Online1 Mars 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi këtë të dielë për Fox News se 48 udhëheqës janë vrarë gjatë sulmeve të SHBA-ve dhe Izraelit ndaj Iran.

“Gjërat po ecin përpara me shpejtësi. Askush nuk mund ta besojë suksesin që po kemi; 48 udhëheqës janë eliminuar në një goditje të vetme,” citohet të ketë thënë Trump. Ai gjithashtu i tha gazetarit Joe Kernen nga CNBC se operacionet ushtarake të SHBA-ve në Iran janë zhvilluar “përpara afatit.”

Në një intervistë për The Atlantic, Trump tha se udhëheqja e re e Iranit dëshiron të flasë me të, dhe ai ka pranuar të zhvillojë bisedime.

“Ata duan të flasin, dhe unë kam pranuar të flas, kështu që do të bisedoj me ta. Duhej ta kishin bërë më herët. Duhej të kishin dhënë atë që ishte shumë praktike dhe e lehtë për t’u bërë më herët. Ata pritën shumë gjatë,” tha Trump në një intervistë nga rezidenca e tij në Florida.

Deklarimet e presidentit vijnë një ditë pas nisjes së sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit dhe vrasjes së liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei, si dhe në ditën e sulmeve hakmarrëse iraniane. Trump e cilësoi Khamenein “një nga njerëzit më të këqij në histori” dhe bëri thirrje iranianëve të “marrin mbrapsht vendin e tyre.”

Nga ana tjetër, Izraeli deklaroi se po godet objektiva “në zemër të Teheranit,” ndërsa Irani rifilloi sulmet ajrore ndaj vendeve të Gjirit Arabik, duke raportuar goditje në Dubai, Doha, Bahrain dhe Kuwait.

Ky moment konsiderohet përcaktues në historinë e trazuar të Iranit, megjithëse klerikët dhe komandantët më të fuqishëm të vendit janë të përgatitur për të.

/vizionplus.tv

Previous ArticleSa mund të kushtojë iPhone që do të ‘paloset’? Ja çmimi marramendës…
Next Article Depresioni nuk është vetëm “mërzi”! Çfarë e shkakton dhe ja disa simptoma të panjohura…

Lajme të ngjashme

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026 GLOBI

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

22 Nëntor 2026 GLOBI

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026 GLOBI

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.