Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Propozimi Rama – Vuçiq për “integrim të kufizuar” në BE “ide jo e re”

Press Online1 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Në një shkrim të përbashkët për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, propozuan një anëtarësim të kufizuar të Ballkanit në Bashkimin Evropian.

Duke përmendur shqetësimet e shteteve anëtare të BE-së, Rama dhe Vuçiq theksuan se zgjerimi i është në interesin e të gjithëve.

Ata propozojnë një anëtarësim të përshpejtuar për të përfituar nga integrimi i plotë në tregun e përbashkët të BE-së dhe zonën “Schengen”, por duke u pajtuar që si anëtarë të rinj të mos kenë të drejtë vetoje dhe kufizime në përfaqësim.

Teksa tha se nuk është diçka e re, profesori i diplomacisë dhe eksperti i negocimit, Valon Murtezaj, sqaroi se, krahas zgjerimit, kjo lidhet me idenë e BE-së për një mekanizëm vetëmbrojtës.

Pasi vlerësoi se BE-ja aktualisht vuan nga abuzimi me veton dhe vendimmarrja e ngadaltë, profesori përmendi një element që, sipas tij, e bën vështirë të kuptueshme letrën e përbashkët Rama – Vuçiq.

“Shqipëria është shumë pro-evropian ndërsa Serbia është vendi më anti-evropian në Evropë. Dhe të bërë bashkë nuk e di se si do të jetë impakti real. Sidoqoftë, nga ajo çfarë shohim në zhvillimet e gjithmbarshme edhe në Bashkimin Evropian, por edhe si aktor global, Bashkimi Evropian dëshiron që mos të ketë situata kur një vend e sfidon vendimmarrjen”, ka thënë Valon Murtezaj, Profesor i diplomacisë dhe ekspert i negocimit.

Ai tha se ky modalitet mund të jetë i zbatueshëm, por shtoi qasja e BE-së duhet të jetë për anëtarësim në pako, përfshirë Kosovën.

“Çështja e dytë është integrimi shumë i shpejtë i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe deri te Ukraina, ndoshta përfshirë Ukrainën. Dhe, aspekti i tretë, më i veçantë në raport me Kosovën, BE-ja e tregon veten si aktor global kur pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën kanë kapacitet për ta njohur Kosovën si vend të pavarur. Aty janë shkëndijat e para që Evropa po bëhet aktor global dhe serioz, krah për krah me Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Valon Murtezaj, Profesor i diplomacisë dhe ekspert i negocimit.

Sido që të jetë, ende nuk ka një qartësi në qëndrim brenda bllokut 27 anëtarësh për këtë formë eventuale të një anëtarësimi “të kufizuar”.

Previous ArticleNë nominim për thyerje rregullash, mes Markos dhe Gretës lë shtëpinë…
Next Article Botërori i MotoGP ngre siparin, Bezzecchi fiton pole position, Acosta Garën Sprint në Tajlandë

Lajme të ngjashme

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.