Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Juventus, pakt për rinovimin e Spallettit, lojtarë të nivelit të lartë për çdo repart

Press Online1 Mars 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Juventus dhe Luciano Spalletti së shpejti do të flasin për rinovimin e kontratës, një çështje që do të ketë të bëjë më shumë për perspektivat e merkatos që klubi do t’ia prezantojë trajnerit sesa për kohëzgjatjen dhe pagën.

Dëshira është që të bëhen përforcime të rëndësishme në çdo repart për të kënaqur trajnerin dhe disa pista kanë nisur të përshkuhen me kohë, ndërsa në të tjera duhet punuar për të mposhtur konkurrencën.

Di Gregorio largohet? Sipas asaj që publikon ‘Tuttosport’, nga 3 portierët e Juventusit, i vetmi që e ka vendin të sigurt është Pinsoglio që sapo e ka rinovuar kontratën. Pasiguritë sezonale  rrezikojnë të vënë në dyshim të ardhmen e Di Gregorios dhe vetë Perin mund të largohet në fundin e vitit.

Vijnë dy futbollistë krahu; emrat. Në mbrojtje mbetet për t’u kuptuar nëse do të ketë oferta konkrete për Gatti dhe se çfarë do të vendosë të bëjë qendërmbrojtësi që kërkohet nga Roma, Milani, Tottenham dhe Nottingham Forest. Por më shumë pikëpyetje ka për krahët; kartoni i Holm do të blihet, ndërsa Joao Mario do të kthehet nga huazimi te Bologna. Cambiaso nuk është më ai që donte Guardiola te Manchester City dhe pët këtë arsye, klubi ka nisur të bëjë lëvizjet për Mingueza dhe Celik që janë drejt mbylljes së kontratave respektivisht me Celta Vigon dhe Romën.

Lojtar niveli në mesfushë. Nëse Locatelli do të rinovojë, duke qenë se me Spallettin ka rilindur, Juventus do që mesfusha të drejtohet nga një emër shumë i rëndësishëm dhe dy pistat kryesore të çojnë te Sandro Tonali, të cilin e kërkon dhe Arsenali dhe Bernardo Silva, kontrata e të cilit me Manchester City po shkon drejt skadencës, me portugezin që dëshiron të provojë një eksperiencë ndryshe nga Premier League. Ndërkaq, te Juventus, Koopmeiners pëlqehet nga Galatasaray dhe mund të largohet.

Rebusi për sulmuesit. Me Opendën që mund të largohet menjëherë, David mund t’i jepet një shans tjetër, ndërsa në rastin e Vlahovic duhet kuptuar mirë nëse do të rihapen bisedimet për rinovimin. Por, një qendërsulmues sidoqoftë duhet dhe Spalletti do të kërkojë sërish Randal Kolo Muani.

Previous ArticleBanorët e Rimanishtës shpresojnë që sivjet t’u shkojë sistemi i ujësjellësit
Next Article Irani godet sërish me raketa bazat amerikane, mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Lajme të ngjashme

Ukaj dhe Hasanaj rrëmbejnë medalje të bronzta në Selanik

22 Nëntor 2026 SPORT

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

22 Nëntor 2026 SPORT

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

22 Nëntor 2026 SPORT

Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut

22 Nëntor 2026 SPORT

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.