Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Protokolli VAR, humbja e kohës dhe simuluesit/ Risitë në rregulloren e futbollit në parg të Botërorit 2026

Press Online28 Shkurt 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Futbolli dëshiron t’i thotë mjaft simulimeve dhe humbjes së kohës. Dhe për këtë arsye IFAB në Asamblenë e saj të Përgjithshme në Uells, kaloi një sërë rregullash të reja që do të hyjnë në fuqi në 1 qershor të 2026, pikërisht në prag të Botërorit të këtij viti.

Modifikimet në rregullore do të kenë të bëjnë me portierët, rivëniet e topit në lojë, dëmtimet, zëvendësimet dhe protokolli VAR

Tetë sekonda për rivëniet në lojë. Pas normës së vendosur për portierin në momentin e zotërimit të topit, vijnë risi edhe përsa i përket rivënies së topit në lojë. Për të evituar humbjen sistematike të kohës, në fazat e rifillimit të lojës, rregulli i 8 sekondave do të zgjerohet edhe te rivëniet nga vija fundore; nëse portieri e kalon këtë kohë, do të akordohet goditje këndi për skuadrën kundërshtare. I njëjti princip do të aplikohet edhe për rivëniet anësore.

Dëmtime dhe simulime; 60 sekonda jashtë fushe. Të reja të rëndësishme ka edhe në aspektin e dëmtimeve dhe ndërhyrjeve të mjekëve; nëse një futbollist kërkon ndihmë mjekësore për më shumë se 8 sekonda, do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 1 minutë, por me një përjashtim; nëse faulli shkakton karton të verdhë apo të kuq, lojtari mund të rihyjë menjëherë në fushë. Me këtë masë, që është testuar në kompeticione ndërkombëtare, synohet reduktimi i simulimeve dhe ndërprerjeve strategjike të lojës

Zëvendësimet; maksimumi 10 sekonda. Lufta kundër humbjeve të kohës do të bëhet edhe te zëvendësimet; për të përshpejtuar  këtë proces, futbollistët kanë maksimumi 10 sekonda kohë për të lënë fushën e lojës që nga momenti kur numri i tyre shfaqet në tabelë. Nëse zëvendësimi nuk kryhet brenda kësaj kohe, skuadra mbetet përkohësisht në inferioritet numerik deri në ndërprerjen pasuese të lojës

VAR; ndërhyrje te goditjet e këndit të akorduar gabimisht dhe kartoni i dytë i verdhë. Pas polemikave të forta për episodin Bastoni-Kalulu ka modifikime edhe në protokollin VAR; jepet mundësia për të riparë dhe hiqet kartoni i dytë i verdhë që sjell kartonin e kuq. Nuk do të ketë rishikim për kartonin e parë të verdhë. Për më tepër, sistemi VAR do të ndërhyjë edhe te goditjet e këndit që akordohen gabimisht dhe sjellin shënimin e golit. Objektivi është reduktimi i gabimeve vendimtare në aksionet që mbyllen me gol

Previous ArticleBerisha mbyll protestën: Korrëm një fitore sot
Next Article Trump njofton vdekjen e Ayatollah Khameneit: Do të vazhdojmë bombardimet deri në arritjen e paqes

Lajme të ngjashme

Ukaj dhe Hasanaj rrëmbejnë medalje të bronzta në Selanik

22 Nëntor 2026 SPORT

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

22 Nëntor 2026 SPORT

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

22 Nëntor 2026 SPORT

Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut

22 Nëntor 2026 SPORT

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.