Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Osmani fillon lobimin për mandat të dytë, takon deputetët nga komunitetet jo serbe

Press Online27 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Presidentja Vjosa Osmani ka nisur lobimin për të siguruar një mandat të dytë.

Pesë ditë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e të parit të vendit, Osmani ka takuar disa prej deputetëve nga komunitetet jo serbe.

Osmani deri tani ka shfaqur ambiciet për një mandat tjetër pesëvjeçar, mirëpo ende nuk ka zyrtarizuar kandidaturën për çka nevojiten tridhjetë nënshkrime të deputetëve.

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e komunitetit boshnjak, Emilija Rexhepi, thotë për KosovaPress se është takuar me Vjosa Osmanin për çështjen e presidentit.

Sipas saj, Osmani e ka votën e saj edhe për një mandat të dytë, mirëpo propozimi duhet të vijë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti.

“Po ne si grup multietnik jemi tetë deputetë, tash nëntë, edhe Veton Berisha është me neve. Ne jemi në koalicion me Vetëvendosje. Ata si parti më e madhe në Kuvend me 57 deputetë, kanë forcë për me votu një kandidat me neve për president. Unë e fola me presidente zonja Osmani, unë kam respekt të madh. Ama duhet propozimi prej Vetëvendosje, edhe na i presim këto ditë kush është kandidat edhe pastaj me pa qysh votojmë… Ajo ka votën time, sepse për mua zonja Osmani ka punuar një punë shumë mirë, një PR shumë e madhe për Kosovën jashtë vendit edhe jemi bashkë moti, ndoshta 20 vjet jemi këtu në kuvend edhe u kanë deputetja përpara, kemi punuar shumë bashkë”, thotë ajo.

Ajo shton se për çështjen e presidentit janë takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti, mirëpo nuk kanë folur për emra të përveçëm se kush duhet të jetë kandidat apo kandidate.

“Kemi folur edhe me kryeministrin Kurti, ai u kon në një iftar me neve në Prizren para dy netëve dhe e presim çka do të vendos Vetëvendosje si partia e madhe… Jo jo hala, jo hala s’kemi folur as për një emër”, thekson Rexhepi.

Megjithatë, sipas Rexhepit nevojitet edhe konsensus me partitë e opozitës, pasi për zgjedhjen e presidentit nevojiten të paktën 80 deputetë.
Ajo thekson nevojën që të arrihet një zgjedhje që vendi mos të shkojë në zgjedhje të reja.

“Po ju e dini, sipas Kushtetutës, na kemi nevojë më shumë se 80 vota, më shumë se 80 deputetë me qenë brenda sallës në rundin e parë për me startu me votu një kandidat për president. E presim këto ditë, ndoshta kryeministri Kurti me fol me krejt përfaqësuesit e opozitës, ka filluar disa takimet, kemi edhe disa ditë e presim”, përfundon ajo.

Mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundon më 4 prill. Sipas Kushtetutës së Kosovës, një president i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, që do të thotë deri më 4 mars. Në të kundërtën, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Në tentim për të gjetur një zgjidhje për presidentin, gjatë kësaj jave ka pasur takime ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me liderët e PDK-së dhe LDK-së. Janë paralajmëruar edhe takime të tjera deri në përfundim të afatit për zgjedhjen e të parit të vendit.

Deri tani, presidentja aktuale Vjosa Osmani ka deklaruar ambiciet për një mandat të dytë në krye të vendit si dhe akademik Arsim Bajrami. Për të zyrtarizuar kandidaturën, secili duhet t’i ketë tridhjetë nënshkrime të deputetëve.

Në anën tjetër, megjithëse janë përmendur për çështjn e presidentit, anëtarë të familjes Jashari kanë deklaruar se nuk janë të interesuar për këtë post./KP

Previous ArticleTransfertë milionëshe para prangave? Lëvizja e fundit e Jeffrey Epstein që ngre pikëpyetje!
Next Article Renditja e UEFA dhe gara mes vendeve për një vend ekstra në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm

Lajme të ngjashme

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.