Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela ka reaguar me një analizë të fortë lidhur me aleancën ushtarake mes Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci, duke theksuar se kjo marrëveshje përbën një zhvillim të madh strategjik në Ballkan dhe një goditje të drejtpërdrejtë ndaj ambicieve të Serbi. Sipas tij, reagimi i Beogradit tregon më shumë sesa një shqetësim diplomatik – ai zbulon frikën nga një realitet i ri gjeopolitik në rajon përcjell INA.
Shkrimi i plotë Aleanca ushtarake Kosovë, Kroaci, Shqipëri, është një arritje e madhe për sigurinë në Gadishullin Ballkanik. Dhe kjo e ka shqetësuar Beogradin, i cili e quajti kërcënim këtë aleancë. Po pse e shqetëson Serbinë një aleancë e tillë? Sepse ky shqetësim tegon që Serbia duhet të ketë pasur një plan sulmi kundër Kosovës. Por a e realizon dot ajo tani pas aleancës ushtarake Shqipëri, Kosovë, Kroaci? Tani e ka të pamundur. Por, ajo që e shqetëson Beogradin për këtë aleancë ushtarake ëshrë fakti që të tria shtetet, në një vijë historike mbi njëmijë vjeçare, kanë hyrë në një aleancë thuajse të një populli që po jeton sot në tre shtete të veçantë. Kroatët, brenda një fakti historik, në brendësine e tyre historike, kanë qenë katolikë shqiptarë. Dhe sigurisht që ky është geni që ka trembur Viçiçin dhe vargun e tij antishqiptar. Duhet ta theksojmë që geni është gen. Ai nuk ndryshon asnjëherë.(INA)



