Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Dosja Epstein: Bill Clinton do të dëshmojë sot për marrëdhënien e tij me milionerin amerikan

Press Online27 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, është planifikuar të dëshmojë sot me dyer të mbyllura para komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve që po heton rastin e Jeffrey Epstein, ndërsa demokratët përpiqen të fokusojnë vëmendjen tek lidhjet e financierit të dënuar për krime seksuale me presidentin Donald Trump. Emri dhe fotografitë e 79-vjeçarit Clinton shfaqen shpesh në dokumente që lidhen me aktivitetet kriminale të Epsteinit, por ish-presidenti nuk është akuzuar kurrë për asgjë.

Si Trump, edhe Clinton kishte kontakte me financierin nga New York-u dhe kishte udhëtuar disa herë me avionin privat të tij në fillim të viteve 2000, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Disa nga fotot e publikuara së fundmi nga Ministria e Drejtësisë tregojnë Clintonin me Epsteinin në ngjarje sociale dhe edhe në mjedise private, disa herë pranë grave, fytyrat e të cilave janë mbuluar. Një nga fotografitë tregon ish-presidentin në një xhakuzi.

Bill Clinton ka pohuar disa herë se nuk ishte i vetëdijshëm për krimet e Epsteinit, i cili u shpall fajtor në vitin 2008 për përdorim të prostitucionit të të miturave dhe kreu 18 muaj burg. Kur Epstein u gjet i vdekur në qeli në vitin 2019, Clinton deklaroi se nuk kishte folur me të për më shumë se një dekadë. Ish-sekretarja e Shtetit dhe bashkëshortja e tij, Hillary Clinton, konfirmoi këtë edhe gjatë dëshmisë së saj të enjten.

Hillary Clinton kritikoi komitetin, ku shumicën e kanë republikanët, duke thënë se ata përpiqen të zhvendosin vëmendjen larg lidhjeve të Trump me Epsteinin. Ajo gjithashtu kërkoi që komiteti të marrë në pyetje presidentin aktual për shumë rastet e përmendura në dokumente, të cilat sipas saj tregojnë akte serioze dhune seksuale.

Dëshmia e çiftit Clinton vjen pas muajsh mosmarrëveshjesh me kreun republikan të komitetit, James Comer. Fillimisht ata ishin ftuar në tetor për të dëshmuar, por refuzuan, duke akuzuar republikanët për tentativë për të larguar vëmendjen nga lidhjet e Trump me Epsteinin. Pas kërcënimeve për procedura ligjore për mosbashkëpunim me Kongresin, çiftit iu dha fund dhe ata pranuan të dëshmojnë, duke kërkuar që dëshmia të mos jetë publike për të shmangur keqpërdorimin nga republikanët.

/vizionplus.tv

Previous ArticleMë 1 mars hyn në fuqi mekanizmi për pagesa më të sigurta online
Next Article Gashi-Radman: Kroacia vazhdimisht mbështet anëtarësimin e RMV-së në BE

Lajme të ngjashme

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026 GLOBI

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

22 Nëntor 2026 GLOBI

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026 GLOBI

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.