Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Po luante bixhoz në telefon, 30-vjeçari shkakton aksident të shumëfishtë, gruaja shtatzënë i nënshtrohet operacionit urgjent

Press Online27 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një 30-vjeçar në Britani është dënuar me dy vjet e katër muaj burg pasi në prill 2025 u përplas me makinën e tij mbi disa automjete të ndaluara në autostradë në Derbyshire, teksa ishte i përqendruar duke luajtur lojëra fati në telefon.

Sipas pamjeve të regjistruara nga kamera e një automjeti tjetër, makina e drejtuar nga 30-vjeçari Jack Bentley u përplas pa frenuar me automjetet që kishin ndaluar për shkak të trafikut.

Në njërën prej makinave ndodhej një grua shtatzënë, e cila pësoi frakturë në legen dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku solli në jetë foshnjën para kohe. I porsalinduri u shtrua në terapi intensive. Përveç saj, u lënduan edhe drejtuesi i mjetit, dy fëmijë dhe qeni i familjes.

Pas arrestimit në vendngjarje, analizat e të dhënave nga telefoni i Bentley-t treguan se ai po e përdorte pajisjen gjatë drejtimit të mjetit për të vizituar faqe të lojërave të fatit online.

Oficeri i policisë, Richard Morris, që drejtoi hetimet, e cilësoi ngjarjen si një “shembull tronditës të drejtimit të papërgjegjshëm”, duke theksuar se shoferi kishte kaluar pjesën më të madhe të udhëtimit i shpërqendruar nga telefoni. Sipas tij, nga pamjet ishte e qartë se, po të kishte qenë i vëmendshëm, do ta kishte parë kolonën e makinave përpara dhe do të kishte arritur të ndalonte në kohë.

Në dëshminë e saj në gjykatë, gruaja që lindi para kohe e përshkroi ndërhyrjen urgjente me operacion si “shumë traumatike”, duke treguar se foshnja pësoi kolaps të njërit mushkëri dhe më pas edhe të tjetrit, ndërsa ajo përjetoi momente frike dhe ankthi të madh.

Përveç dënimit me burg, 30-vjeçarit iu hoq e drejta e drejtimit të automjetit për tre vjet e dy muaj.

/vizionplus.tv

Previous ArticleStudimi i ri në lidhje me spermën e sigurt që do t’ju habisë!
Next Article Jennifer Garner tregon arsyen përse nuk bën ndërhyrje estetike!

Lajme të ngjashme

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026 GLOBI

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

22 Nëntor 2026 GLOBI

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026 GLOBI

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.