Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Dëshmitarja Saraqi dëgjohet në rastin e Nagip Krasniqit

Press Online26 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Në gjykimin ndaj ish-kryeshefit të Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i akuzuar për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, është dëgjuar dëshmitarja Arjeta Saraqi, e cila ka folur për angazhimin e një konsulenti ligjor dhe për komunikimet lidhur me Isuf Zejnën.

Në seancën e mbajtur të enjten, dëshmitarja, aktualisht menaxhere për planifikim strategjik në KEK dhe ish-shefe e kabinetit të Krasniqit, deklaroi se me emrin Isuf Zejna ishte njohur në një rast kur kryeshefit i kishte ardhur një ftesë nga policia.

“Unë këtë e njoh me një rast kur drejtorit Krasniqi i ka ardhur një ftesë nga policia, ia kam dorëzuar dhe aty e kanë përgatitur një autorizim për personin në fjalë, Isuf Zenaj, që t’i përgjigjet shkresës në polici. Kur ka qenë në zyrë kam folur”, tha ajo, duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores së rastit, Firkije Fejzullahu.

E pyetur për aktivitetin e prokurimit për angazhimin e një konsulenti ligjor në vitin 2023, dëshmitarja tha se kërkesa kishte ardhur nga vetë kryeshefi.

“Po, më kujtohet. Kryeshefi Nagip Krasniqi ka kërkuar që të filloj të përgatis një kërkesë për angazhimin e një konsulenti ligjor dhe sipas kërkesës së tij janë plotësuar ato forma dhe është dorëzuar kërkesë në prokurim”, deklaroi ajo.

Sa i përket mënyrës se nga cila zyrë do të duhej të niste një kërkesë e tillë, ajo tha se ekziston zyrë ligjore në KEK, por nuk e di nga kush do të duhej të vinte kërkesa. Për vlerën e paraparë të kontratës, dëshmitarja tha se, sipas kujtesës së saj, bëhej fjalë për rreth 60 mijë euro.

“Nuk më kujtohet se është kohë e gjatë, 60 mijë euro nëse nuk gaboj”, tha dëshmitarja.

Sipas aktakuzës, ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, së bashku me Ymer Dragushën dhe Isuf Zejnën, akuzohet për dëmtim të buxhetit të shtetit me rreth 37 milionë euro.

Gjykata Themelore më 23 prill 2025 pati aprovuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes, duke hedhur aktakuzën për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”, ndërsa pjesa tjetër u rikualifikua në “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën dhe ka vendosur që procedura penale për pesë vepra penale ndaj Krasniqit të vazhdohet sipas dispozitave të procedurës.

Në seancën fillestare më 7 shkurt 2025, Krasniqi dhe Zejna janë deklaruar të pafajshëm. Ymer Dragusha, një tjetër i akuzuar, ka pranuar fajësinë pas marrëveshjes me Prokurorinë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 30 dhjetor 2024 ngriti aktakuzën e re ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi si dhe Ymer Dragushës dhe Isuf Zejnës. Nagip Krasniqi dhe Ymer Dragusha akuzohen për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Krasniqi akuzohet edhe për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”. Kurse, Isuf Zejna akuzohet për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale keqpërdrim i detyrës zyrtare”./EO

Previous ArticleIsh-gruaja e muzikantit Billy Ray Cyrus e akuzon atë për ‘abuzim narcisist’!
Next Article “Fëmijët e mi as nuk e dinë se çfarë është Google…”/Ylli televiziv kundër rrjeteve sociale!

Lajme të ngjashme

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.