Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rama vizitë në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Manastir, në 100-vjetorin e hapjes

22 Nëntor 2026

Rama: Shqiptarët në MV janë popullsi shtetformuese

22 Nëntor 2026

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Inter, pa Lautaro Martinez ‘telashe’ në aspektin sportiv, por statistikat ngushëllojnë Chivun!

Press Online20 Shkurt 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Lautaro Martinez në infermieri është një telash i madh për Interin që e ka komplikuar çështjen e kualifikimit në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve. Të luajë pa kapitenin është diçka që e kufizon një skuadër që këtë sezon e ka shndërruar potencialin ofensiv në armën më efikase të saj.

Për argjentinasin flasin shifrat; 14 gola dhe 4 asist në kampionat dhe 4 gola në Ligën e Kampioneve. Në këtë sezon, mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve Lautaro ka munguar vetëm në përballjen me Ajaxin që Interi gjithsesi e fitoi. Por nëse shohim të gjitha sezonet e sulmuesit me fanelën zikaltër, dalin të dhëna vërtet interesante.

Lautaro Martinez në 8 sezonet e tij me Interin rezulton se ka humbur vetëm pak ndeshje. Sezonin e kaluar 7 ishin mungesat e tij, me 6 fitore të Interit dhe 1 barazim, dhe bëhet fjalë për barazimin 2-2 me Lazion që i hoqi skuadrës zikaltër mundësinë për të fituar titullin.

LEXO EDHE: Kategoria Superiore/Tirana merr lajme të mira, rikthehet Xhixha, bardheblutë duan të thyejnë tabunë Teuta!

Tjetër e dhënë interesante është se pa praninë e kapitenit në fushë në këto vite, Interi ka fituar shumë dhe ka humbur pak. Humbja e fundit ishte ajo e 31 marsit në 2019, edhe në këtë rast përballë Interit ka qenë Lazio që fitoi 1-0 në San Siro me golin e Milinkoviç Savic dhe në atë kohë në pankinën zikaltër ka qenë Spalletti. Ndërsa në Champions League, humbja e fundit pa Lautaro Martinez ka qenë në 28 nëntor të 2018 në fushën e Tottenham. Sigurisht Lautaro Martinez në sezonin e tij të parë me Interin nuk ishte futbollisti që është aktualisht. I sapotransferuar nga Argjentina, ai shfaqi pjesërisht cilësitë e tij dhe ai ishte edhe sezoni i mungesave më të mëdha, 14 në total, 11 në kampionat, 3 në Champions League. Në fillim nuk ishte as titullar fiks në skuadër. Por me kalimin e kohës luajti shumë dhe shënoi po kaq shumë duke fituar 2 tituj kampionë të Serie A dhe në 2 raste arriti në finalen e Ligës së Kampioneve. Tani i duhet të ndalet dhe një Lautaro Martinez në infermieri është një telash jo i vogël për Chivu, që gjithsesi në krahasim me paraardhësin e tij Simone Inzaghi ka alternativa të shkëlqyera, por edhe….statistikat.

 

 

Previous ArticleShërbimi ushtarak në Kosovë – vullnetar apo i detyrueshëm? Flet ministri Maqedonci
Next Article Pjesa e dytë e autostradës Shkup-Bllacë, Zekolli-Shaqiri: Presim përgjigje nga BERZH

Lajme të ngjashme

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

22 Nëntor 2026 SPORT

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

22 Nëntor 2026 SPORT

Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut

22 Nëntor 2026 SPORT

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

20 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Rama vizitë në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Manastir, në 100-vjetorin e hapjes

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama, në vijim të vizitës së tij sot në Maqedoninë…

Rama: Shqiptarët në MV janë popullsi shtetformuese

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së…

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

Press Online22 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të funksionojë përmes një…

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

Press Online22 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për…

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dita e Alfabetit Shqip nuk është vetëm një përvjetor historik, por edhe…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.