Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rama vizitë në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Manastir, në 100-vjetorin e hapjes

22 Nëntor 2026

Rama: Shqiptarët në MV janë popullsi shtetformuese

22 Nëntor 2026

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Shërbimi ushtarak në Kosovë – vullnetar apo i detyrueshëm? Flet ministri Maqedonci

Press Online20 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Kosova nuk do të aplikojë shërbim të detyrueshëm ushtarak, por do të zhvillojë modelin e shërbimit vullnetar në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në “Përballje Podcast”, ai theksoi se koncepti i mbrojtjes gjithëpërfshirëse parasheh përfshirjen e qytetarëve në mënyrë vullnetare, duke rritur kapacitetet rezervë të vendit.

“Secili qytetar i Kosovës do të ketë mundësinë që të regjistrohet dhe të jetë vullnetar në Forcën e Sigurisë së Kosovës”.

Ai sqaroi se kjo nuk nënkupton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në të ardhmen.

“Bëhet fjalë për shërbim vullnetar, jo të detyruar”, deklaroi ministri.

Sipas tij, ideja është që Kosova të ndërtojë një sistem rezervë që mund të aktivizohet në rast nevoje, duke u bazuar në praktika të vendeve të NATO-s.

“Koncepti i mbrojtjes gjithëpërfshirëse nënkupton që të kemi kapacitete shtesë përveç personelit aktiv, në mënyrë që në rast nevoje të kemi qytetarë të trajnuar që mund të angazhohen”, u shpreh ai.

Maqedonci shtoi se FSK-ja aktualisht ka kapacitete materiale që e mbështesin këtë koncept.

“Ne sot kemi katërfish më shumë pushkë individuale sesa personel aktiv”, tha ai, duke nënvizuar se kjo është pjesë e planifikimit për mbrojtjen gjithëpërfshirëse.

Ministri theksoi se përfshirja e qytetarëve do të jetë e rregulluar me ligj dhe do të shoqërohet me trajnim të duhur.

“Qëllimi nuk është militarizimi i shoqërisë, por rritja e gatishmërisë dhe ndërgjegjësimit për mbrojtjen e vendit”, deklaroi ai.

Sipas Maqedoncit, FSK mbetet një forcë profesionale dhe standardet e saj janë të harmonizuara me praktikat e NATO-s, ndërsa modeli i rezervave do të shërbejë si shtesë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

Previous ArticleArrestimi i Princit Andrew trondit Familjen Mbretërore, si ndikon?
Next Article Inter, pa Lautaro Martinez ‘telashe’ në aspektin sportiv, por statistikat ngushëllojnë Chivun!

Lajme të ngjashme

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rama vizitë në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Manastir, në 100-vjetorin e hapjes

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama, në vijim të vizitës së tij sot në Maqedoninë…

Rama: Shqiptarët në MV janë popullsi shtetformuese

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së…

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

Press Online22 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të funksionojë përmes një…

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

Press Online22 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për…

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dita e Alfabetit Shqip nuk është vetëm një përvjetor historik, por edhe…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.