Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

22 Nëntor 2026

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

22 Nëntor 2026

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Presidenti i Bashkimit, Kushtrim Kabashi: Do ta rikthejmë trofeun e Kupës në Prizren pas 25 viteve mungesë

Press Online18 Shkurt 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Finalja e Kupës së Kosovës në basketboll mes KB Bashkimit dhe Trepçës është një ngjarjet më të rëndësishme të sezonit, dhe presidenti i Bashkimit, Kushtrim Kabashi, shpreh optimizëm maksimal para kësaj përballjeje të madhe.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, para finales, Kabashi theksoi respektin e madh për rivalin, por edhe besimin e palëkundur te skuadra e tij:

“Finalja e Kupës kundër klubit Trepça është momenti për të cilin kemi punuar gjithë sezonin. E respektojmë maksimalisht kundërshtarin, pasi luajnë dy klubet më të mira në Kosovë, por besimi ynë në skuadrën tonë është i madh.”

Ai nënvizoi se gjatë gjithë vitit Bashkimi ka treguar cilësi, karakter dhe mentalitet fitues, ndërsa ekipi është ndërtuar për sfida të mëdha si kjo finale:

“KB Bashkimi ka treguar gjatë gjithë vitit se ka cilësi, karakter dhe mentalitet fitues. Kemi ndërtuar ekip për ndeshje të mëdha dhe besoj se finalja është arritur me plot meritë.”

Kabashi shprehu optimizëm se trofeu i Kupës mund të rikthehet në Prizren pas 25 viteve:

“Si kryesi e klubit dhe unë personalisht jam jashtëzakonisht optimist se do ta fitojmë Kupën. Atmosfera brenda ekipit, lojtarëve, trajnerëve dhe stafit, është e shkëlqyer, dhe motivimi është në nivelin më të lartë. Ne hyjmë në këtë finale për ta fituar dhe besoj se do ta sjellim trofeun në Prizren pas 25 viteve”, shtoi tutje, Kabashi për ‘GazetaBlic Sport’.

Presidenti i Bashkimit i dërgoi edhe një mesazh tifozëve dhe qytetit të Prizrenit:

“Tifozëve tanë Arpagjik dhe qytetit të mrekullueshëm të Prizrenit, të cilët na kanë përkrahur vazhdimisht, u premtoj se do të shohin një Bashkim luftarak, të vendosur dhe me zemër të madhe. Kjo Kupë është objektivi ynë dhe jemi gati ta realizojmë dhe ta sjellim kupën në Prizren. Ky qytet dhe këta tifoz e meritojnë këtë gjë”, përfundoi Kabashi.

Finalja e Kupës së Kosovës zhvillohet sonte, dhe përballja mes Bashkimit dhe Trepçës pritet të jetë emocionuese në çastet e fundit.

/GazetaBlic Sport/

Previous ArticleKurti: “Shtëpia e Verdhë” s’ka ekzistuar, është pjesë e narratives hibride të Serbisë
Next Article Naomi Campbell reagon pasi emri i saj doli në dokumentet e Epstein: Mos më akuzoni

Lajme të ngjashme

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

22 Nëntor 2026 SPORT

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

22 Nëntor 2026 SPORT

Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut

22 Nëntor 2026 SPORT

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

20 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

Press Online22 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të funksionojë përmes një…

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

Press Online22 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për…

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dita e Alfabetit Shqip nuk është vetëm një përvjetor historik, por edhe…

Sali: Në Ditën e Alfabetit, ndërtojmë ura bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka vlerësuar promovimin…

Mickoski: Korridori 8 do të përfundojë plotësisht deri në vitin 2029

Press Online22 Nëntor 2026 EKONOMI

Ndërtimi i segmenteve të autostradës së Korridorit 8 në pjesën perëndimore të…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.