Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

22 Nëntor 2026

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

22 Nëntor 2026

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kurti: “Shtëpia e Verdhë” s’ka ekzistuar, është pjesë e narratives hibride të Serbisë

Press Online18 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryeministri Albin Kurti ka bërë një përmbledhje të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, duke iu referuar edhe konferencën së dytë ndërkombëtare të Institutit për Krimet e kryera gjatë luftës “Nga lufta në rimëkëmbje” e ku theksoi se lufta e UÇK-së ishte e drejt dhe e domosdoshme për liri dhe mbijetesë.

Ai ka theksuar se e ashtuquajtura “Shtëpi e Verdhë” në Shqipëri nuk ka ekzistuar kurrë si vend për trafikimin e organeve nga pjesëtarë të UÇK-së, por është pjesë e narratives hibride të Serbisë kundër UÇK-së dhe Shqipërisë

“Nuk ka simbolikë më të fuqishme se sa ta lidhim Ditën e Pavarësisë me përgjegjësinë tonë për reflektimin shkencor dhe institucional mbi plagët e luftës dhe rrugën e rimëkëmbjes sonë. Përtej një aktiviteti akademik, konferenca e dytë ndërkombëtare e Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës “Nga lufta në rimëkëmbje” është pjesë e procesit të gjerë shtetëror dhe shoqëror për përballje me të kaluarën, për dokumentim të së vërtetës dhe drejtësi. Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, ka forcuar ndjeshëm kapacitetet e tij dokumentuese dhe arkivore. Sepse një shtet që përballet me të kaluarën, ecën më i fortë drejt së ardhmes. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme, për liri dhe mbijetesë, jo nga dëshira për dhunë apo pushtet. Ajo ishte përgjigje ndaj një regjimi shtypës, ndaj represionit sistematik deri në aparteid dhe mohimit të të drejtave themelore të popullit tonë deri në gjenocid. Seancat gjyqësore që po zhvillohen aktualisht në Hagë nuk mund të vënë në dyshim karakterin çlirimtar e antikolonialistë të luftës sonë, as aspiratën legjitime të Kosovës për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor. E ashtuquajtura “Shtëpi e Verdhë” në Shqipëri nuk ka ekzistuar kurrë si vend për trafikimin e organeve nga pjesëtarë të UÇK-së, por është pjesë e narratives hibride të Serbisë kundër UÇK-së dhe Shqipërisë, e iniciuar nga deputeti rus Konstantin Kosachev më 15 prill 2008, pra as dy muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. “Shtëpi të Verdhë” nuk ka, por ka gjithnjë e më shumë informacione, dëshmi e fakte se ka pasur “Sarajevo Safari” ku rol thuhet të ketë pasur edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, me ç’rast për një shumë të hollash, nga kodrat përreth Sarajevës mund të qëlloje boshnjak civilë me snajperë në qytetin e rrethuar në fillim të viteve ’90. Për të hetuar e gjykuar krimet e “Sarajevo Safari” do të duhej të angazhohej ndonjë gjykatë speciale ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

Previous ArticleVatikani refuzon t’i bashkohet Bordit të Paqes të Trumpit
Next Article Presidenti i Bashkimit, Kushtrim Kabashi: Do ta rikthejmë trofeun e Kupës në Prizren pas 25 viteve mungesë

Lajme të ngjashme

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

Press Online22 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të funksionojë përmes një…

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

Press Online22 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për…

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dita e Alfabetit Shqip nuk është vetëm një përvjetor historik, por edhe…

Sali: Në Ditën e Alfabetit, ndërtojmë ura bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka vlerësuar promovimin…

Mickoski: Korridori 8 do të përfundojë plotësisht deri në vitin 2029

Press Online22 Nëntor 2026 EKONOMI

Ndërtimi i segmenteve të autostradës së Korridorit 8 në pjesën perëndimore të…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.