Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Zyrtarët e lartë amerikanë për procesin në Hagë: E vërteta nuk mund të mposhtet

Press Online17 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Dy zyrtarë publikë të lartë amerikanë kanë dhënë përkrahje për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Gjenerali i pensionuar i  Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mick Kicklighter, në një bisedë për televizionin Dukagjini ka treguar se si ishte takuar para gati një dekade me ish-Presidentin Hashim Thaçi.

”Jam takuar me Presidentin Thaçin para 7 vitesh në Uashington. Kishim diskutim të mirë, me rëndësi, dhe isha i impresionuar me aftësinë e tij dhe angazhimin e tij.  Jam ndjerë i nderuar të flas me të. Kur dëgjova që ishte në burg për një kohë të gjatë, Ahmeti dhe unë u takuam, biseduam dhe u lutëm për të. Është një situatë e trishtueshme që unë nuk e kuptoj sepse ka shumë për të kuptuar për gjithë këtë situatë dhe shumë të vërteta që janë lënë anash. Këta burra duhet të kthehen sa më parë në familjet e tyre dhe tek shteti i tyre, ata janë të gjithë liderë të jashtëzakonshëm”, ka thënë Mick Kicklighter – Gjeneral i pensionuar i ushtrisë amerikane.

Pos tij, edhe Tony Hall  – pjesë e  Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan që nga viti 1979 deri në 2002, ka folur për televizionin rreth procesit në Dhomat e Specializuara për Kosovë.

”Unë kurrë nuk kam parë një gjykatë të tillë që i mban njerëzit e tillë në burg për 5 vjet dhe ende nuk ka marr një vendim. Drejtësia ndoshta mund të vonohet por e vërteta nuk mund të mposhtet. Nuk është e drejtë ndaj këtyre burrave që janë atje qe 5 vjet dhe është  e pabesueshme kjo që ndodh”, ka thënë Tony Hall – Ish-kongresit amerikan.

Ai thotë se në një shoqëri demokratike, nuk ka dëgjuar në karrierën e tij të gjatë politike e diplomatike që njerëzit të mbahen për 5 vjet në burg pa ndonjë vendim. E ka quajtur këtë të pakuptimtë e të padrejtë.

Ndërkohë, oficeri ushtarak Kicklighter – që gjithashtu ka shërbyer edhe si Inspektor i Përgjithshëm në Departamentin e Mbrojtjes nën Administratën Bush në vitin 2007, thotë se për të i gjithë ky proces është me të meta.

”Drejtësia e vonuar është padrejtësi. Gjithashtu, transparenca dhe e vërteta janë tejet me rëndësi dhe njerëzit janë të pafajshëm derisa të vërtetohet e kundërta. Këta njerëz janë në burg për më shumë se 5 vjet, këtë nuk arrij ta kuptojë”, ka thënë Mick Kicklighter – Gjeneral i pensionuar i ushtrisë amerikane.

Ish-kongresisti Hall problematike veçanërisht e sheh rrjedhën dhe prejardhjen e shumë prej akuzave.

”Ajo çka më brengos mua më së shumti është se shumë nga akuzat kanë ardhur dhe janë mbështetur nga Putini dhe Rusia, gjithashtu nga grupe që nuk janë të mira për shtetin e Kosovës. Për mua e gjithë është e njëanshme dhe shumë kundër shtetit dhe nuk është e drejtë. Nuk kam parë ende që e vërteta dhe transparenca të jenë bërë publike dhe kjo më brengos”, ka thënë Tony Hall – Ish-kongresit amerikan.

Ndërkohë, ish-ministri e ish-ambasadori Ahmet Shala, që ishte pikë reference ndërmjet këtij ekipi dhe ish-krerëve të UÇK-së, beson se përfundimi i këtij gjykimi do të jetë në favor të tyre.

“Përmes këtyre lutjeve, këtyre veprimeve, të kemi ndikim te ata te cilët me apo pa vetëdije janë futur në një kurth, e cila është kurdisur në mënyrën më djallëzore nga qarqe anti-shqiptare, anti-amerikane dhe anti-demokratike e të cilat dihet prej kujt vijnë”, ka thënë Ahmet Shala – Ish-ambasador i Kosovës në Japoni.

Kjo është java e fundit kur pritet që të mbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërkaq vendimi pritet më së voni në fillim të verës.

Previous ArticleLuftëtarëve të Hamasit iu dha urdhri për sulmin e 7 tetorit me emoji! Çfarë zbuloi IDF?
Next Article Çfarë supergoli: Ylber Ramadani realizon gol të bukur në Serie A

Lajme të ngjashme

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Në arrati prej sulmit në Banjskë, Bosnje-Hercegovina i ndalon Milan Radoiçiç hyrjen në vend

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Analiza: A mund të marrin formë lidhjet akademike mes Kosovës dhe Kinës?

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Vetëvendosje dhe PDK arrijnë marrëveshje për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Gati 18 milionë euro në mal…

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.