Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Gucati e quan “çmenduri” kërkesën për 45 vjet burgim

Press Online16 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e ka quajtur çmenduri kërkesën e Prokurorisë për dënim me 45 vjet burgim katërshen e UÇK-së.

Ai nga Haga për KosovaPress ka bërë të ditur se nesër 30 deputetë të Parlamentit zviceran do t’i drejtohen me një rezolutë Gjykatës Speciale, e cila kërkon drejtësi.

Kjo është çmenduria e shekullit 21, çfarë ka kërkuar Prokuroria e Gjykatës Speciale 180 vjet burgim për krerët e UÇK-së, për katër kolegët tonë apo ish-presidentin apo te tjerët. Prokuroria nuk po mund të gjej fakte, argumente dhe tash ajo merret me 45 vjet dhe mendoj qe kjo prokurori nuk e meriton të jete ku është sot. Sepse kjo drejtësi nuk është. Unë kam frikën se kjo të mos jete drejtësi politike sepse nëse është politike e kemi përvojën ne shqiptarët e kemi përvojën  e keqe nga gjykatat politike ne ish-Jugosllavi dhe në ish Serbi. Shpresoj qe të jetë drejtësi ashtu si duhet të ndahet por dua të besoj që këta prokurorë kanë dështuar fare krejt”, tha ai.

Gucati pret nga trupi gjykues që të mos marrë për bazë pretendimet e ZPS-së dhe të shpall të pafajshëm Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

“Unë besoj dhe dua të besoj fuqishëm se trupi gjykues nuk do t’i merr asnjë për bazë deklaratat e prokurorisë. Se të gjitha këto deklarata apo të gjitha këto akuza të saj kanë qenë e fabrikuar dhe e montuar nga njerëz të cilët e kanë trupin në Kosovë dhe kokën e kanë në Serbi. Dhe unë shpresoj se mbrojtja ka qenë shumë e fortë dhe gjyqtarët do të anojnë nga drejtësia, jo nga ana e kundërt e prokurorëve. Dhe kjo mua më lë përshtypje të madhe se kjo prokurori ka dështuar total, duke parë arsyet e saj të cilat i ka jep që e lidh Adem Jasharin, pse u taku Adem Jashari me Hashim Thaçin, me Kadri Veselin, me Selimin, me bacën Jakub, me Rexhën dhe të tjerët. Do të thotë merret edhe me Adem Jasharin, ai ka vdekur, ka rënë dëshmor që 28 vite me familje komplet, 56 anëtarë që janë vrarë dhe këta merren me Adem Jasharin, do të thotë se ne s’paskemi pasur të drejtë ta çlirojmë vendin tonë nga hordhitë”, tha ai.

Ai bëri te ditur për KosovaPress se nesër 30 deputetë të Parlamentit Zviceran do të dorëzojnë rezolutë në Gjykatën Speciale.

“Por çka është më e mira që sot dua t’ju them një lajm shumë të mirë, 30 deputetë të parlamentit zviceran e kanë bërë një rezolutë dhe e kanë nënshkruar, ku nesër në ora 11:00 do t’i dorëzohet Gjykatës Speciale kjo rezolutë nga 30 deputetë të parlamentit zviceran dhe këta deputetë e kanë dorëzuar dhe qeverisë zvicerane këtë rezolutë, që qeveria zvicerane të mirret. Rezoluta është, kërkohet drejtësi, barazi, asgjë më tepër deputetët e Zvicrës nuk kërkojnë nga kjo gjykatë. Vetëm drejtësi dhe barazi kërkojnë”, tha ai.

Në 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës do të protestohet në Prishtinë me moton “Drejtësi, Jo Politikë”, ku Gucati u ka bërë thirrje shqiptarëve që masovisht të marrin pjesë në marsh në mbrojtje të ish-krerë e të UÇK-së.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.


Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë./KP

Previous Article12 palestinezë të vrarë e disa të tjerë të plagosur nga sulmet ajrore izraelite në Gaza
Next Article Prishtina – Llapi, formacionet zyrtare

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.