Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

22 Nëntor 2026

Sali: Në Ditën e Alfabetit, ndërtojmë ura bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

22 Nëntor 2026

Mickoski: Korridori 8 do të përfundojë plotësisht deri në vitin 2029

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit kushtetues, rrezikohen shërbimet dhe projektet kapitale

Press Online15 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në konferencë për media ka folur lidhur me mos-përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në Buxhetin e Kosovës.

Ai tha se kjo nuk ishte neglizhencë por cenim i rendit kushtetues.

Rama gjithashtu përmendi pasojat nga mospërfshirja e Prishtinës në projektligjin për buxhetin.

“Më 6 shkurt të vitit 2026, Kuvendi i Kryeqytetit e ka miratuar buxhetin e komunës së Prishtinës për vitin 2026. Po atë ditë, brenda afateve ligjore, ky buxhet i miratuar është dërguar brenda afatave ligjore ne Ministrinë e administrimit publik lokal dhe Ministrinë e Financave, por nuk është përfshirë në projektligjin për ndarjet buxhetore të Republikës së Kosovës, i cili tashmë ndodhet në procedurë parlamentare.

Këtë e kanë bërë pa asnjë arsyetim dhe pa asnjë bazë ligjore. Kjo nuk është neglizhencë administrative, por cenim i drejtpërdrejtë i rendit kushtetues. Buxheti i komunës së Prishtinës është i vetmi dokument financiar që i jep Kryeqytetit fuqinë për të ushtruar kompetencat e tij kushtetuese dhe çdo ndërhyrje apo përjashtim arbitrar është shkelje flagrante e autonomisë lokale dhe e ligjeve për financat publike.

Këto pasoja nuk janë vetëm teorike, por edhe reale e të menjëhershme. Si rezultat, bllokohen shërbimet publike për qytetarët, ndalen projektet kapitale dhe paralizohet funksionimi institucional i Kryeqytetit. Askush nuk ka të drejtë ta marrë peng Kryeqytetin”, tha ai.

Rama potencoi se kanë kërkuar për përfshirje të menjëhershme të buxhetit.

“Asnjë institucion nuk ka mandat të vendosë për Kryeqytetin jashtë sistemit buxhetor të Republikës dhe, për këtë arsye, menjëherë i jemi drejtuar Komisionit për Buxhet, Transfere dhe Punë të Kuvendit të Kosovës, si dhe kryetares dhe Kryesisë së Kuvendit. Kemi kërkuar përfshirjen e menjëhershme dhe të plotë të buxhetit të miratuar në Komunën e Prishtinës para votimit final të Ligjit për Buxhetin për vitin 2026” theksoi Rama./EO

Previous ArticleIrani: Gati për kompromis me SHBA! Teherani kërkon që Trump të heqë sanksionet
Next Article GOOOOL! Dukagjini barazon rezultatin ndaj Gjilanit në minutën e 95’të!

Lajme të ngjashme

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dita e Alfabetit Shqip nuk është vetëm një përvjetor historik, por edhe…

Sali: Në Ditën e Alfabetit, ndërtojmë ura bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka vlerësuar promovimin…

Mickoski: Korridori 8 do të përfundojë plotësisht deri në vitin 2029

Press Online22 Nëntor 2026 EKONOMI

Ndërtimi i segmenteve të autostradës së Korridorit 8 në pjesën perëndimore të…

Dita e Alfabetit, Ahmeti: Kthesë historike për identitetin, arsimin dhe kulturën tonë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur urime me…

Siljanovska me mesazh për 22 Nëntorin: Uniteti nuk i mohon dallimet, por i respekton ato

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u ka drejtuar një mesazh urimi pjesëtarëve të komunitetit…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.