Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Dita e Alfabetit, Ahmeti: Kthesë historike për identitetin, arsimin dhe kulturën tonë

22 Nëntor 2026

Siljanovska me mesazh për 22 Nëntorin: Uniteti nuk i mohon dallimet, por i respekton ato

22 Nëntor 2026

Taravari: Alfabeti shqiptar, rojtari i identitetit tonë kombëtar!

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Siljanovska me mesazh për 22 Nëntorin: Uniteti nuk i mohon dallimet, por i respekton ato

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u ka drejtuar një mesazh urimi pjesëtarëve të komunitetit shqiptar me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip, duke vlerësuar rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit dhe rolin e gjuhës shqipe në ruajtjen e identitetit kombëtar.

Në mesazhin e saj, presidentja thekson se kjo datë nuk përfaqëson vetëm një përvjetor historik, por dëshmon vizionin kombëtar dhe vetëdijen për një identitet të veçantë, të mbështetur mbi alfabetin e njësuar shqip. “Të nderuar bashkëqytetarë shqiptarë, 22 Nëntori është një datë, rëndësia e së cilës e tejkalon simbolikën e një jubileu historik. Ajo është dëshmi e vizionit kombëtar dhe e vetëdijes për një identitet të veçantë, themeli i të cilit është alfabeti i standardizuar shqip”, thuhet në urimin e Siljanovska-Davkovës.

Duke iu referuar Kongresit të Manastirit të vitit 1908, presidentja vlerëson se kjo ngjarje historike shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin e kombit shqiptar, duke hapur një etapë të re në arsim dhe kulturë përmes përdorimit të një gjuhe të njësuar. “Kongresi i Manastirit i vitit 1908 shënoi një pikë kthese dhe një fazë të re në zhvillimin e kombit shqiptar, përmes arsimit dhe kulturës në një gjuhë shqipe të njësuar”, thekson presidentja.

Në mesazhin e saj, Siljanovska-Davkova i kushton vëmendje të veçantë rolit që luan gjuha në ruajtjen e trashëgimisë historike dhe shpirtërore të një populli.

Sipas saj, gjuha përfaqëson shenjën themelore të veçantisë kombëtare dhe njëkohësisht instrumentin më të fuqishëm për ndërtimin dhe shprehjen e kujtesës kolektive. “Gjuha është tipari themelor i veçantisë kombëtare. Ajo është instrumenti më i fuqishëm për ndërtimin dhe shprehjen e kujtesës kolektive të një populli, të trashëgimisë së tij shpirtërore dhe të përvojës së tij. Gjuha shqipe ju ka mundësuar juve, shqiptarëve, të shprehni respektin ndaj paraardhësve, por edhe përgjegjësinë ndaj pasardhësve”, thekson Siljanovska-Davkova.

Presidentja nënvizon gjithashtu se shqiptarët dhe gjuha shqipe kanë një traditë të gjatë të pranisë dhe pjesëmarrjes në jetën institucionale e shoqërore të Maqedonisë së Veriut. “Në shoqërinë multikulturore maqedonase dhe në sistemin politik demokratik, shqiptarët dhe gjuha shqipe kanë një traditë të gjatë të ekzistencës në jetën kushtetuese, politike, ekonomike, arsimore, shkencore, kulturore, sportive, mediatike, argëtuese dhe të përditshme”, thuhet në mesazhin e saj.

Një pjesë të rëndësishme të urimit, presidentja ia kushton nevojës për ndërtimin e një shoqërie ku dallimet etnike, gjuhësore dhe kulturore të respektohen si vlera të përhershme.

Ajo thekson se uniteti shoqëror nuk duhet të nënkuptojë mohimin e diversitetit, por njohjen dhe respektimin e tij. “Më lejoni që, si presidente e shtetit, të shpreh qëndrimin se detyra jonë e përbashkët është të ndërtojmë një shoqëri në të cilën uniteti nuk do t’i mohojë, por do t’i respektojë dallimet, duke i trajtuar ato si vlera të përhershme shoqërore”, deklaron Siljanovska-Davkova.

Në përfundim të mesazhit, presidentja shpreh dëshirën që 22 Nëntori të mos mbetet vetëm një ditë përkujtimi dhe krenarie historike, por të shërbejë edhe si nxitje për zhvillimin e mëtejshëm të arsimit, shkencës dhe kulturës në gjuhën shqipe. “Uroj që 22 Nëntori të mos jetë vetëm ditë kujtimi, feste dhe krenarie, por edhe nxitje për arritje të reja arsimore, shkencore dhe kulturore në gjuhën shqipe!”, përfundon urimin presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Previous ArticleTaravari: Alfabeti shqiptar, rojtari i identitetit tonë kombëtar!
Next Article Dita e Alfabetit, Ahmeti: Kthesë historike për identitetin, arsimin dhe kulturën tonë

Lajme të ngjashme

Dita e Alfabetit, Ahmeti: Kthesë historike për identitetin, arsimin dhe kulturën tonë

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Taravari: Alfabeti shqiptar, rojtari i identitetit tonë kombëtar!

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami: Me sistemin “One Stop Shop”, Shqipëria dhe Maqedonia më afër se kurrë

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Para 20 vjetësh “luftonim” për bustin e Skënderbeut, sot lehtësojmë kufirin me Shqipërinë

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

22 Nëntori, dita që bashkoi shqiptarët përmes alfabetit

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama dhe Mickoski promovojnë “One Stop Shop” në Qafë Thanë

22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Dita e Alfabetit, Ahmeti: Kthesë historike për identitetin, arsimin dhe kulturën tonë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur urime me…

Siljanovska me mesazh për 22 Nëntorin: Uniteti nuk i mohon dallimet, por i respekton ato

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u ka drejtuar një mesazh urimi pjesëtarëve të komunitetit…

Taravari: Alfabeti shqiptar, rojtari i identitetit tonë kombëtar!

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka përcjellë një urim me…

Kasami: Me sistemin “One Stop Shop”, Shqipëria dhe Maqedonia më afër se kurrë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka përshëndetur hyrjen në fuqi të sistemit…

Mexhiti: Para 20 vjetësh “luftonim” për bustin e Skënderbeut, sot lehtësojmë kufirin me Shqipërinë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka rikujtuar përpjekjet e para 20 viteve…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.