Parlamenti i Kosovës ka votuar sot Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti, duke i hapur rrugë mandatit të ri ekzekutiv. Kabineti qeveritar u miratua me 66 vota pro, 49 kundër dhe pa abstenime, përcjell INA.
Qeveria Kurti do të përbëhet nga 21 ministra dhe bazohet në koalicionin mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës GUXO, së bashku me disa parti më të vogla dhe përfaqësues të komuniteteve joshumicë.
Me këtë votim, shumica parlamentare konfirmoi mbështetjen për përbërjen e re të ekzekutivit, ndërsa opozita votoi kundër. Seanca u shoqërua me debate politike rreth programit qeverisës dhe përbërjes së kabinetit.
Qeveria e re pritet të nisë menjëherë procedurat për zbatimin e programit dhe prioritetet e shpallura për mandatin e ardhshëm.(INA)



