Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re.Dekreti për mandatim i është dorëzuar Kurtit nga shefja e shtetit para pak minutash. Me marrjen e mandatit Kurti është larguar nga Zyra e Presidentes në drejtim të sallës së Kuvendit.Seanca për formimin e Qeverisë Kurti 3 pritet të mbahet sonte.
Kurti tek Osmani për ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, aktualisht ndodhet në Zyrën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ku pritet të marrë mandatin për formimin e Qeverisë Kurti 3. Kështu bëjnë të ditur burime të Gazetës Online Reporteri.net.
Pak më herët, kryesuesja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, njoftoi se i ka dorëzuar Presidentes propozimin për caktimin e Kurtit si mandatar për formimin e qeverisë së re.Nagavci theksoi se propozimi është bërë në cilësinë e saj zyrtare në parti, duke shtuar se ky veprim bazohet në vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
“Bazuar në vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vazhdojmë me përgjegjësi institucionale drejt formimit të qeverisë së re”, ka shkruar Nagavci.Pas marrjes së mandatit nga Presidentja, sonte pritet votimi i Qeverisë Kurti 3.
Pas pak pritet të fillojë seanca ku pikë kryesore do të jetë votimi i Qeverisë së Kosovës, Kurti 3.
Indeksonline ka mësuar emrat e katër ministrave që pritet të propozohen në listën e plotë të Albin Kurtit.
Mimoza Kusari, Hajrullah Çeku, Saranda Bogujevci dhe Daulina Osmani janë në mesin e emrave që pritet të propozohen nga Kurti.



