Presidentës së Kosovës, Vjosa Osmanit i është dorëzuar emri i Albin Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë së re të vendit.
Letra është dërguar nga Arbërie Nagavci si Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.
Seanca për votimin e Qeverisë pritet të mbahet pas pak.
Në seancën e parë të mbajtur sot u zgjodh kryeparlamentarja e re e Kosovës, Albulena Haxhiu me 66 vota për. (INA)



