Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Elita që flet shumë dhe thotë pak

Press Online11 Shkurt 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Midis retorikës patriotike dhe rehatisë me pushtetin, politika dhe intelektualët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po humbin guximin për të thënë të vërtetën.

Nga Destan JONUZI

Ka diçka që nuk shkon. Nuk është vetëm kriza politike, as vetëm varfëria, as vetëm emigrimi që po na zbraz qytetet. Është një ndjenjë më e thellë, sikur nën sipërfaqen e zhurmshme të shoqërisë sonë po kalbet diçka themelore, raporti me të vërtetën.

Jetojmë në kohën e deklaratave të mëdha dhe ideve të vogla. Politikanët flasin çdo ditë. Analistët po ashtu. Rrjetet sociale vlojnë nga komente, opinione, reagime. Por në gjithë këtë kakofoni, mendimi i vërtetë është bërë mall i rrallë. Fjalët janë të shumta, por pesha e tyre është e lehtë.

Intelektualët tanë, me përjashtime, kanë pushuar së qeni zë kritik dhe janë shndërruar në zëra të kujdesshëm. Flasin me një gjuhë të matur, të sterilizuar, diplomatike. Jo sepse kanë pushtet, por sepse duan të jenë afër tij. Afërsia me pushtetin është bërë kapital simbolik. Një ftesë në takim, një post këshilltari, një projekt i financuar, një fotografi në krah të ministrit dhe kritika zbutet, relativizohet, tretet.

Në vend të mendimit kemi pozicionim. Në vend të analizës kemi kalkulim.

Shoqëria shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka kaluar një rrugë të gjatë politike. Nga margjinalizimi institucional në përfaqësim të konsiderueshëm. Sot kemi ministra, drejtorë, kryetarë komunash, deputetë. Por, a kemi qeverisje më të mirë? A kemi institucione më funksionale? A kemi arsim dhe shëndetësi që u përgjigjen nevojave të qytetarëve?

Politika shqiptare vazhdon të mbështetet te narrativa e përhershme e “garantuesit të të drejtave”. Dhe askush nuk e mohon rëndësinë e përfaqësimit dhe barazisë. Por kur kjo narrativë përdoret si mburojë për të fshehur nepotizmin, korrupsionin dhe paaftësinë, ajo kthehet në justifikim.

Sa herë shpërthen një skandal, diskursi zhvendoset. Nga përgjegjësia individuale kalojmë te “rreziku për stabilitetin”. Nga dështimi administrativ kalojmë te “interesat kombëtare”. Dhe kështu, çdo kritikë etikohet si sulm politik ose si mungesë “ndjeshmërie”.

Ndërkohë, të rinjtë largohen. Çdo autobus për Gjermani është votë mosbesimi ndaj sistemit. Çdo diplomë që nuk gjen punë është aktakuzë ndaj politikave tona arsimore. Por për këto flitet më pak, sepse këto nuk zgjidhen me konferenca për shtyp.

Në këtë realitet, roli i intelektualit duhej të ishte thelbësor. Ai duhej të ishte ndërgjegjja kritike e shoqërisë. Por shpesh ai është bërë pjesë e koreografisë publike. I pranishëm në studio, i kujdesshëm në formulime, i gatshëm të kritikojë “në përgjithësi”, por rrallë të emërojë përgjegjës konkretë.

Është interesante si tek ne kritika bëhet gjithmonë abstrakte. “Sistemi ka probleme”. “Shoqëria duhet të reflektojë”. “Institucionet duhet të reformohen”. Ky drejtor abuzoi. Kjo parti e kapi institucionin. Abstraksioni është streha më e sigurt e konformizmit.

Dhe këtu lind cinizmi. Qytetari e ndjen këtë boshllëk. Ai e kupton kur debati është i sinqertë dhe kur është i inskenuar. Kur analiza është bindje dhe kur është shërbim.

Shoqëria shqiptare në Maqedoninë e Veriut ndodhet mes dy realiteteve, një përfaqësimi formal që duket i plotë dhe një përmbajtjeje që shpesh është e brishtë. Kemi pushtet në letra, por jo gjithmonë autoritet moral. Kemi poste, por jo gjithmonë vizion.

Nëse intelektuali vazhdon të kërkojë rehati në vend të së vërtetës, dhe politika vazhdon të kërkojë duartrokitje në vend të reformës, atëherë kalbëzimi do të vazhdojë – i padukshëm, por i ndjeshëm në çdo segment të jetës publike.(PressOnline.al)

Previous ArticleKjo është Amina Nuraj – Shqiptarja që po e shpërndan gjuhën shqipe në Sanxhak.
Next Article Historia e mrekullueshme e kampionit të Super Bowl, i dhanë vetëm 1% shans për të jetuar!

Lajme të ngjashme

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Dy komunitete lokale në Peru kanë marrë një vendim me anë të…

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një situatë e pazakontë ka shqetësuar banorët e qytetit Brookline, në Massachusetts…

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.