Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

21 të arrestuar nga protesta e opozitës në Shqipëri, 16 policë të lënduar

Press Online11 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

21 persona janë arrestuar pas protestës së opozitës të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë të martën në mbrëmje, ndërsa 16 punonjës policie kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjeve.

Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, arrestimet u kryen në flagrancë. Të arrestuarit akuzohen për vepra penale si “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Mes të ndaluarve janë edhe katër të mitur, 17 vjeç, si dhe K. Ç., 36 vjeç; K. B., 24 vjeç; L. T., 21 vjeç; K. S., 26 vjeç; Xh. V., 18 vjeç; R. N., 28 vjeç; S. D., 48 vjeçe, F. N., 32 vjeç; A. K., 24 vjeç; F. A., 22 vjeç; G. D., 21 vjeç; D. K., 27 vjeç; J. K., 18 vjeç; A. K., 20 vjeç; O. H., 18 vjeç; S. P., 18 vjeç; A. U., 24 vjeç.Gjithashtu, E.K., 32 vjeç është proceduar në gjendje të lirë.

Për E.M., sekretar organizativ i Partisë Demokratike, ka nisur procedim penal për organizim të grumbullimeve të paligjshme, kundërshtim të policisë dhe shtytje të të miturve në krim.

Për B.K., K.B., L.B., dhe F.N., anëtarë të PD-së, ka nisur procedim penal për kundërshtim të policisë së rendit publik dhe shtytje e të miturit në krim.

Një 41-vjeçar L.P. është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, protestuesit fillimisht u mblodhën para Kryeministrisë dhe më pas u zhvendosën drejt Kuvendit, ku hodhën mjete piroteknike, lëndë djegëse dhe sende të forta në drejtim të forcave të rendit dhe institucioneve shtetërore. Si pasojë, 16 efektivë policie pësuan lëndime dhe morën trajtim mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 22 molotovë të pashpërthyer dhe tre shishe me lëndë të dyshuar djegëse.

Ishte protesta e tretë e PD-së të cilën ajo e quan “kombëtare” me kërkesë për ta rrëzuar Edi Ramën nga pushteti.

Previous ArticleKompanitë po shkurtojnë vende pune për shkak të potencialit, jo performancës IA!
Next Article Lëndohet rëndë një 25-vjeçar, dy automjetet u dogjën plotësisht/ MPB me detaje për aksidentin e rëndë në Shkup

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Dy komunitete lokale në Peru kanë marrë një vendim me anë të…

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një situatë e pazakontë ka shqetësuar banorët e qytetit Brookline, në Massachusetts…

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.