Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Qeveria e RMV-së me vendim të ri në lidhje me parkimin në Klinikën “Nënë Tereza”

Press Online10 Shkurt 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Në seancën e 149-të, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi që të krijohen bazë ligjore për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qytetit të Shkupit në lidhje me parkingun te Klinika “Nënë Tereza” në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria po ashtu mori vendim për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së parkimit në Kampusin Klinik “Nënë Tereza”, me të cilin mbyllen çështjet administrative që për dekada pengonin rregullimin e parkimit në Kampusin Klinik “Nënë Tereza”. Me këtë vendim krijohet bazë ligjore për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qytetit të Shkupit”, raporton Qeveria e RMV-së.

Qeveria pret ndërtimin e një parkingu modern dhe funksional, duke përfshirë edhe garazhe në kate. Ata theksojnë se paraprakisht, Ministria për tre muaj ka kryer regjistrimin e parcelës në Kadastër dhe ka përgatitur elaboratin përkatës.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, më 26 janar paralajmëroi fillimin e procesit për ndërtimin e dy garazheve të montuara shumëkatëshe brenda Qendrës Klinike në Shkup. Ai paralajmëroi 500 vende të reja parkimi.

Në dhjetor në vitit të kaluar, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu tha se në qendrën klinike diku deri në maj do të kemi parking krejtësisht të ri me infrastrukturë “smart” dhe garazh në kate.

Në parkingun e Qendrës Klinike “Nënë Tereza” mbretëron kaosi i përditshëm. Hapësira është shumë e vogël për të akomoduar makinat e mijëra pacientëve dhe punonjësve që qarkullojnë në këtë zonë çdo ditë. Nervozizmi fillon që para hyrjes në klinika – në rrugë ka radhë automjetesh që presin për të hyrë në njërën nga klinikat, ndërsa brenda, pasi të keni marrë biletë, është e vështirë të gjeni një vend parkimi. Pasi pacientët marrin shërbim mjekësor, ata detyrohen të presin përsëri në radhë dhe të paguajnë në kabinën “Parkingu i Qytetit” ose në makinë, dhe pastaj të presin përsëri dhe mezi të dalin nga zona Klinike me automjetet e tyre.

Parkimi në këtë pjesë të Shkupit është një problem kronik që asnjë ministër i shëndetësisë nuk ka gjetur kurrë një mënyrë për ta zgjidhur, megjithëse shumë prej tyre, kur u emëruan në detyrë, gjëja e parë që premtuan ishte pikërisht kjo – zgjidhja e problemit të parkimit.

Në 10 vitet e fundit, kanë ndryshuar 9 ministra të shëndetësisë. Imer Selmani, Bujar Osmani, Nikolla Todorov, Arben Taravari (2 mandate), Venko Filipçe, Bekim Sali, Fatmir Mexhiti, Ilir Demiri dhe Azir Aliu (aktual). Shumë prej tyre premtuan zgjidhjen e kaosit.

Ish-ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, kur mori detyrën, tha në një takim informues me gazetarët se së pari do të merrej me kaosin me parkingun në Qendrën Klinike, por kjo nuk ndodhi.

Më 7 mars të vitit të kaluar, kur Arben Taravari ishte ministër i Shëndetësisë, kompania “Gjoka Construction” nga Shqipëria ishte e vetmja që aplikoi në thirrjen e shpallur për menaxhimin e parkingut në Qendrën Klinike. Taravari tha se nuk e dinte se çfarë portofoli kishte kjo kompani. Kjo kompani duhej të ndërtonte garazhe shumëkatëshe brenda “gjashtë muajsh deri në një vit”, por kjo nuk ndodhi sepse qeveria nuk e miratoi planin që kjo kompani ta ndërtonte atë.

Previous ArticleTensione në protestë, molotovë dhe flakadanë në drejtim të Kryeministrisë në Tiranë
Next Article Interi nuk humb kohë për Asllanin, nisin kontaktet e para me dy klube të Serisë A

Lajme të ngjashme

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.