Autoritetet në Shkup kanë zbuluar një grup prej tre personash të dyshuar, të cilët po përgatinin hakmarrje. Njësia për terrorizëm të dhunshëm dhe ekstremizëm, në bashkëpunim me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, dyshon se arrestimet lidhen me hakmarrjen ndaj vëllezërve të tyre, të cilët vitin e kaluar u dënuan për veprën penale “organizatë terroriste”, informon PressOnline.al
Gjatë bastisjeve janë sekuestruar: një pushkë automatike me dy karikatorë dhe 44 fishekë, dy pistoleta me tre karikatorë dhe 14 fishekë, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, një bombë dore tymuese, municion i ndryshëm dhe telefona celularë.
Provave të mbledhura deri tani tregojnë se të dyshuarit vepronin në mënyrë të organizuar dhe të koordinuar, si grup me ideologji radikale islamiste. Ekzistojnë dyshime se ata kanë marrë pjesë në aktivitete për mbledhjen e fondeve brenda dhe jashtë vendit, të cilat përdorej për propagandë dhe aktivitete të Shtetit Islamik, si dhe për furnizim me armë.
“Sipas provave të mbledhura deri më tani, të dyshuarit vepruan në mënyrë të organizuar dhe të koordinuar, si një grup me një angazhim të përbashkët ideologjik, bazuar në narrativa radikale islamiste. Ekzistojnë dyshime se janë ndërmarrë aktivitete për të mbledhur fonde nga vendi dhe jashtë vendit dhe se ato janë përdorur për propagandë dhe aktivitete të Shtetit Islamik, si dhe për furnizimin me armë”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Publike.
Kërkesa penale është ngritur kundër B.D. (33), M.D. (29) dhe S.E. (25), të gjithë nga Shkupi, për veprat penale “bashkim kriminal” dhe “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose materialeve shpërthyese”. Të tre të dyshuarit planifikonin hakmarrjen për katër vëllezërit e tyre, të cilët vitin e kaluar u dënuan me burg nga 2 deri në 7 vjet.
Për tre të dyshuarit është caktuar paraburgim prej 30 ditësh.
Në aksionin e mëparshëm, në pesë lokacione në Shkup dhe Gostivar, autoritetet sekuestruan armë, telefona dhe kompjutera, si prova që tregojnë se të dënuarit shpërndanin material propagandues të ISIS-it dhe rekrutuan anëtarë të rinj përmes grupimeve në Telegram. Qelia e tyre u shkatërrua dhe katër pjesëtarët u dënuan.(PressOnline.al)










