Videolotaria Casinos Austria, si një kompani me përgjegjësi shoqërore, punon vazhdimisht për edukimin dhe informimin e lojtarëve mbi rreziqet që mund të lindin nga pjesëmarrja e tepruar në lojërat e fatit. Qëllimi ynë është forcimi i vetëdijes publike dhe promovimi i sjelljes përgjegjëse, me një mesazh të qartë se loja duhet të mbetet vetëm një formë argëtimi.
Përmes një serie aktivitetesh për informim, mbështetje dhe parandalim, kompania vendos standarde të larta për organizimin përgjegjës të lojërave të fatit, me fokus të veçantë në reduktimin e rrezikut për të gjithë lojtarët, veçanërisht për kategoritë më të ndjeshme.
Nën sloganin „Luaj përgjegjshëm”, në vitin 2019 u formua ekipi SOS – i pari i këtij lloji në vend. Të njëjtin vit nisi edhe funksionimi i linjës SOS për mbështetje, e cila ofron këshillim telefonik në numrin 072 809 809, si dhe mbështetje elektronike përmes e-mail-it. Pas kësaj shërbese qëndron një ekip psikologësh dhe këshilltarësh profesionistë, të gatshëm të ofrojnë ndihmë, udhëzim dhe biseda konfidenciale.
Si pjesë e kësaj rrjeti mbështetëse, Videolotaria Casinos Austria ka hapur këshillimore në Shkup, Kumanovë dhe Prilep, dhe aktualisht po punon për hapjen e një këshillimore të ri në Radovish, me qëllim që shërbimet të jenë edhe më të aksesueshme për qytetarët.
Si anëtare e Shoqatës Europiane dhe Botërore të Lotarive, Videolotaria Casinos Austria posedon edhe certifikatë për organizim përgjegjës të lojërave të fatit, që konfirmon më tej angazhimin dhe qasjen serioze ndaj përgjegjësisë shoqërore.



