Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Rritje nga 350 në 425 euro: Zbatimi i pagës minimale në sektorin privat mbetet sfidë

Press Online3 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagës minimale në 425 euro bruto ka hyrë në fuqi nga janari i vitit 2026,. Sipas planit qeveritar, nga 1 korriku i këtij viti do të fillojë edhe faza e dytë e zbatimit, me ç’rast paga minimale pritet të rritet në 500 euro bruto.

Paga minimale 500 euro, rritet në dy hapa nga janari në korrik 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte deklaruar se rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat pritet të jenë përfitues të drejtpërdrejtë nga ky vendim.

Kurti: Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash

Megjithatë, me hyrjen në muajin e dytë të vitit 2026, po raportohen vështirësi dhe paqartësi në zbatimin praktik të tij.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në FIVE të TV Dukagjinit ka thënë se deri më tani vetëm dy kompani kanë reaguar publikisht negativisht ndaj vendimit për rritjen e pagës minimale.

Ai ka ngritur shqetësime edhe për raste konkrete të moszbatimit të vendimit.

“Realisht kemi vetëm dy kompani që kanë reaguar negativisht lidhur me pagën minimale. Ende të gjitha kompaninë nuk u kanë derdhur mjetet e punëtorëve për pagën e muajit janar. Megjithatë kemi diçka shumë qesharake, përderisa në Klinë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare janë dhënë pagat nën pagën minimale, 325 euro.

Tani kam informacion se dhe në Drenas, pronari i kompanisë u ka kërkuar punëtorëve që të nënshkruajnë kontratë – me punëtorët që mirëmbajnë shkollat e mesme dhe teknike në Drenas. Iu është thënë që tash duhet të nënshkruani kontratë me 235 euro dhe duhet të punoni vetëm 4 orë. Dhe ne kemi apeluar si sindikatë që të mos nënshkruajnë kontratë për 4 orë punë brenda ditës.

Po shihet që nga momenti në moment që paga minimale në shumicën e rasteve nuk do të zbatohet.

Por ne e kemi medikamentin, të cilin e kemi menduar, dhe do t’i japim afat disa kompanive deri në mesin e javës tjetër, përndryshe ne do t’i ndalim shërbimet tona”, ka thënë Azemi.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, në FIVE ka thënë se bizneset nuk janë kundër rritjes së pagës minimale dhe se ajo mund të ndikojë pozitivisht në mirëqenien e qytetarëve dhe në rritjen e konsumit, gjë që sipas tij përfiton edhe vetë sektori privat.

Megjithatë, ai ka theksuar se mënyra dhe koha e marrjes së vendimit ka krijuar vështirësi për bizneset, pasi shumë kompani kanë kontrata dhe tenderë shumëvjeçarë, të lidhur në kohën kur paga minimale ishte rreth 320 euro.

Sipas Dreshajt, këto kontrata nuk mund të ndërpriten menjëherë dhe bizneset kanë nevojë për kohë që të përshtaten me ndryshimet e reja ligjore.

“Në parim lidhja e biznese dhe ne si përfaqësues të bizneseve nuk jemi kundër rritjes së pagës minimale. Dhe rritja e pagës minimale i ka anët pozitive, të cilat ndikojnë në mirëqenies e qytetarëve, njëkohësisht ndikon edhe në rritjen e konsumit, që në mënyrë zinxhirore përfitojnë edhe bizneset. Por vendime të tilla që nxjerrën një muaj para se të bëhen të plotfuqishme, kanë pasoja jashtëzakonisht të mëdha. Dhe sot edhe kryesindikalisti e ngriti si problem, por ne duhet të jemi të qartë dhe të kuptueshëm. Që shumë kompani kanë lidhur kontrata e tenderë me shumë kompani të ndryshme, të cilat pagat minimale ishte rreth 320 euro. Kontratat mund të jenë 2 vjeçare dhe tani nuk mund të bëhet shkëputja e tyre. Deri sa të bëhet plotësim/ndryshimi i kontratave të reja dhe kompanitë të përgatiten nuk duhen të fajësohen. Jemi në gjendje të rëndë të të bërit biznes”, ka thënë Dreshaj.

Previous ArticleRisteski: Paga minimale nuk rritet me vendime të momentit, por duke analizuar realitetin ekonomik
Next Article Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngën e re

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.