Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Sistemi “Qyteti i Sigurt” uli ndjeshëm shkeljet dhe aksidentet në trafik

Press Online2 Shkurt 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Fillimi i funksionimit të sistemit “Qyteti i Sigurt” është konstatuar nga institucionet përkatëse si i suksesshëm, kjo, sipas tyre, dëshmon me faktin se numri i shkeljeve në komunikacion dhe të gjobave është ulur dukshëm, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas këtyre të fundit, numri i gjobave dhe shkeljeve të rregullave në komunikacion është ulur nga 120 mijë në 500 për një afat kohor prej vetëm 2 muajve. Me këtë shpjegohet edhe fakti se numri i të lënduarve dhe viktimave në komunikacion është ulur dukshëm.

“Në kuadër të Qytetit të Shkupit, numri i personave të lënduar në aksident trafiku është ulur për 35 për qind, ndërsa numri i viktimave është ulur nga 11 në 4 për qind. Këto rezultate i kemi arritur falë vetëdijesimit të qytetarëve.”, tha ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski.

Por, qytetarët janë të kënaqur nga implementimi i kësaj mase.

“Kjo është mirë, ashtu duhet. Mendoj se ishte koha që edhe ne të futeshim në këtë sistem dhe të sillemi në komunikacion në mënyrë evropiane, edhe pse akoma nuk jemi pjesë e saj, prandaj e respektoj këtë vendim.”, – tha një qytetar.

“Ashtu duhet. Pa gjoba nuk do të kemi sukses. Duhet që përmes gjobës ta ndjejnë. Kjo masë është dashur të vendoset më herët.”, – tha një qytetare.

“Duhet të ketë një masë të tillë, të ulen shkeljet në komunikacion, por mbetet çështje se si do të rregullohet çështja e motoçikletave, sepse ato nuk kanë tabela nga pjesa e përparme.”, – u shpreh një qytetar.

Projekti “Qyteti i Sigurt” ka filluar të funksionojë që nga 1 shkurti, dhe këto kamera në fazën e parë do të detektojnë katër kundërvajtje në trafik: parkim i parregullt, drejtim i automjetit me shpejtësi më të madhe nga e parapara, kalim në semaforin e kuq dhe drejtim i automjetit me afat të skaduar të lejes së qarkullimit. Sistemi për momentin është funksional vetëm në qytetet e Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës, si dhe në korridoret 8 dhe 10, ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme janë zotuar se gjatë vitit kjo masë do të fillojë të zbatohet edhe në qytetet tjera.

Previous ArticleMisteri më i madh i pazgjidhur në historinë e rrokut!
Next Article Tre të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani stërvitor në rajonin Orenburg të Rusisë

Lajme të ngjashme

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.