Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Halil Geci i del kundër vëllait të tij, Fadilit- Abdixhikun e quan “Dada Lume”

Press Online2 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Halil Geci ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së vëllait të tij, Fadil Geci, i cili në një emision televiziv i quajti rreth 60% të votuesve shqiptarë “trushpëlarë” për shkak të mbështetjes ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Halil Gecit, një gjuhë e tillë nuk është kritikë politike, por fyerje direkte ndaj shumicës së qytetarëve dhe përpjekje për ta paraqitur veten si i vetmi “i mençur” në skenën politike.

Ai ka shtuar se Fadili e bëri këtë deklaratë vetëm për t’ia bërë qefin kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

Madje, Halili ironizoi me të parin e LDK-së duke e quajtur “Dada Lume”.

Postimi i plotë:

KUR 60% E POPULLIT QUHET “TRUSHPËLARË”, PROBLEMI NUK ËSHTË POPULLI

Si vëlla, ta them me lutje: je në gabim

Deklarata e Fadil Gecit në tëvë1 hap debat të ashpër politik: fyerje ndaj shumicës së votuesve dhe tentativë për t’u paraqitur si i vetmi i “mençur” në skenën politike

Sot, në orën 12:00, në emisionin e transmetuar në tëvë1 vëllai im Fadil Geci deklaroi publikisht se rreth 60% e votuesve shqiptarë që kanë votuar koalicionin VV–Guxo–PSHDK janë “të trushpëlarë”. Kjo deklaratë nuk është vetëm e rëndë politikisht, por edhe fyese për shumicën e qytetarëve të këtij vendi.

Si vëlla më i madh, ndjej obligim moral t’i them publikisht se po gabon rëndë. Me një deklaratë të tillë, ai nuk po kritikon një parti apo një orientim politik, por po fyen një popull të tërë.

T’i quash 60% të shqiptarëve budallenj dhe të trushpëlarë, ndërsa veten ta paraqesësh si më të mençurin e shqiptarëve, nuk është qëndrim intelektual dhe as politik.

Kjo, në fakt, dëshmon dhr mund të thuash se “nuk ke lidhje me politikën”, kur përdor një gjuhë kaq përçarëse dhe përjashtuese. Askush nuk është më i mençur se 60% e popullit – as Fadil Geci, as Avdullah Hoti, as Vjosa Osmani as Ibrahim Rugova dhe askush tjetër.

I them publikisht: prit edhe pak dhe koha do ta tregojë se kush është Abdixhiku në të vërtetë. Nëse ai del ashtu siç e përshkruan Fadili, dhe e ngrit LDK-n ,unë jam i gatshëm t’i kërkoj falje publike dhe të mos e quaj më “Dada Lume”, por “hero”.

Por faktet janë ndryshe: 136 delegatë të LDK-së kanë qenë kundër tij, që do të thotë gjysma e LDK-së dhe pothuajse e gjithë kryesia.

Ndërkohë, Fadili zgjedh t’i quajë shqiptarët “të trushpëlarë”, vetëm për t’ia bërë qejfin Dades Lume.

Edhe më herët, në një intervistë me gazetarin Gashi, e kishte quajtur VV-në “parti ruse”. Si vëlla, po i them sërish: po gabon rëndë. Historinë e kemi ndërtuar bashkë, por me këto veprime po dëshmon papjekuri politike e kombëtare, e aq më keq edhe familjare.

Bajraktari i Llaushës nuk ka fyer askënd; përkundrazi, e gjithë Drenica e ka pasur pas vetes. Ndërsa ju, me këto veprime, në dy Drenicat me rreth 90 mijë banorë, nuk keni arritur t’i merrni as 900 vota. Në anën tjetër, Albini ka arritur t’i marrë mbi 10 mijë vota.

Kjo intervistë u pa nga një publik i gjerë dhe u kuptua qartë se bëhet fjalë për një interes të hapur politik: të fyesh shumicën e votuesve për t’u kapur pas “dimijave” të Dades Lume apo të një figure të caktuar politike është gabim i rëndë.

Kur gazetari e pyeti për 136 delegatët dhe shumicën e kryesisë që ishin kundër, përgjigjja ishte: “jo, jo, bashkë, bashkë, na duhet bashkimi”, duke u paraqitur si baba e gjysh i shqiptarëve dhe i LDK-së, madje duke marrë shembull edhe Nexhat Dacin.

Krejt në fundë i themë Fadilit nuk ndërtohet politika duke fyer një botë të tërë dhe duke paraqitur veten dhe Daden Lume si të paprekshëm.

LDK-ja e dikurshme dhe kjo e sotmja nuk do të ecë përpara pa u çliruar nga kultura e dhunës dhe nga individë që politikën e zëvendësojnë me grushta.

Figura si Armend Zemaj dhe rrethi i tij janë bërë simbol i kësaj fryme, ku mendimi ndryshe trajtohet me dhunë.

Rasti i qytetarit që u sulmua publikisht vetëm pse e quajti “hajn” është dëshmi se kjo qasje e dëmton rëndë jo vetëm LDK-në, por edhe vetë demokracinë.

Nëse LDK-ja nuk ndahet nga kjo frymë dhune, në zgjedhjet e ardhshme votat që do t’i marrë do të jenë aq sa janë mbështetësit e dhunës dhe të “bokserëve” të kësaj rruge. Kjo është e vërteta politike, jo fyerja ndaj popullit.

Previous ArticleRrëzohet aeroplani stërvitor në rajonin Orenburg të Rusisë, humbin jetën tre persona
Next Article Këto janë ndeshjet në të cilat do të mungojë Jude Bellingham, shkaku i lëndimit

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.