Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Ish-gardiania e burgut të Lipjanit që akuzohet për krime lufte deklarohet e pafajshme

Press Online2 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cepkenoviq, e cila është deklaruar e pafajshme për aktakuzën e ngritur ndaj saj për krime lufte kundër popullatës civile.

“Nuk jam fajtore”, tha ajo gjatë seancës.

Sipas aktakuzës, Cepkenoviq, e lindur më 8 janar 1963 në Shkup dhe me vendbanim në Pozharevac, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998–1999, në cilësinë e ish-gardianes në Burgun e Prishtinës – paralelja për femra në Lipjan, në bashkëkryerje me Ljiljana SELIĆ, Danica LUKIĆ, Sladjana ARSIĆ dhe Biljana STOLIĆ, dyshohet se ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare duke maltretuar në mënyrë sistematike të burgosurat shqiptare.

Në aktakuzë përshkruhet se të pandehurat dyshohet se i kanë torturuar viktimat në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme, përfshirë shkopinj gome, shqelma dhe grushte deri në alivanosje, duke u shkaktuar lëndime trupore. Po ashtu, thuhet se ato kanë ushtruar dhunë psikike, kanë kërcënuar seriozisht për jetë dhe se, si pasojë e rrahjeve të vazhdueshme, viktimat kanë pësuar ankth e frikë, ndërsa u është cenuar rëndë dinjiteti njerëzor, pasoja që sipas aktakuzës vazhdojnë t’i bartin edhe sot.

“Nadica CEPKENOVIĆ, nga i ati Zoran, e ëma Verica, e vajzërisë Nikolić, e lindur më 08/01/1963 në Shkup, me vendbanim në Pozharevac, e nacionalitetit serb. Sepse ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura Nadica CEPKENOVIĆ, ish-gardiane e Burgut të Prishtinës – paralelja për femra në Lipjan, gjatë periudhës së konfliktit të armatosur, përkatësisht luftës në Kosovë 1998–1999, në cilësinë e personit zyrtar – gardiane në Burgun e Prishtinës – paralelja për femra në Lipjan, në bashkëkryerje edhe me zyrtare të tjera të burgut në fjalë: Ljiljana SELIĆ, Danica LUKIĆ, Sladjana ARSIĆ dhe Biljana STOLIĆ, ish-gardiane të burgut për femra në Lipjan, duke vepruar me dashje dhe duke shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit të armatosur, përkatësisht kohës së luftës, gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurat shqiptare, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme si shkop gome, shqelma e grushte, deri në alivanosje, duke u shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në aktakuzë.

“Ashtu siç e shpjegojnë vetë viktimat, pas këtyre rrahjeve kishin pasur dhimbje të mëdha në gjithë trupin, dhunë psikike, i kanë kanosur seriozisht për jetë dhe, si pasojë e kësaj dhe rrahjeve të vazhdueshme, kanë pësuar gjendje ankthi dhe frikë; është cenuar rëndë dinjiteti njerëzor, pasoja të cilat i bartin edhe më tej viktimat”.

“Prokuroria vlerëson se këto veprime bien ndesh me ligjet vendore, zakonet e luftës dhe Konventat e Gjenevës me Protokollet Shtesë, duke i cilësuar ato si vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ-së”, thuhet në aktakuzë.

“Veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë, andaj: me këtë, në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së”, thuhet në aktakuzë./EO

Previous ArticleEkonomi që rritet në letër, produktivitet që bie në realitet
Next Article Ronaldo apo LeBron? Dy Perandori miliardëshe, cili prej tyre është më i pasur?

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.