Videollotaria Casinos Austria ka siguruar mbështetje të rëndësishme për Klubin e Skijimit Pelister nga Manastiri (Bitola), duke mundësuar përgatitje të vazhdueshme dhe pjesëmarrje të klubit në gara të mëdha ndërkombëtare, në prag të Lojërave Olimpike Dimërore që do të mbahen këtë shkurt në Cortina d’Ampezzo, Itali.
Përfaqësuesja e SK Pelister Bitola, skijatorja e re dhe premtuese e skijimit alpin Eva Milevska, sot do të ketë paraqitjen e saj të parë në Kupën e Europës. Ajo do të garojë në pistën e skijimit në Sarentino, Itali, me numrin startues 87.
Gara zhvillohet vetëm disa ditë para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore dhe përfaqëson testin e fundit të përgatitjes për një pjesë të pjesëmarrësve olimpikë, si dhe një provë të rëndësishme për garuesit e tjerë në disiplinat e shpejta të skijimit alpin.
“Duke pasur parasysh se jemi në prag të Lojërave Olimpike Dimërore, kjo është një garë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe testi i fundit për më të mirët në botë në disiplinat e shpejta. Shpreh mirënjohje të veçantë për Videollotaria Casinos Austria si mbështetësin tim, një kompani që ma mundësoi pjesëmarrjen në garat e Kupës së Europës”, deklaroi Milevska.
Në kuadër të përgatitjeve, ajo u stërvit me trajnerë elitë italianë, të njohur për përvojën dhe traditën e tyre shumëvjeçare në skijimin alpin, çka përbën një hap të rëndësishëm në zhvillimin e saj profesional dhe sportiv.
Me këtë mbështetje, Videollotaria Casinos Austria edhe një herë konfirmon përkushtimin e saj ndaj zhvillimit të sportit dhe mbështetjen e vazhdueshme të sportistëve maqedonas në arenën ndërkombëtare.



