Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Mbi 50 raste korrupsioni të lartë në procedurë, Mickoski: Nuk ka të paprekshëm

Press Online2 Shkurt 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se aktualisht janë në procedurë mbi 50 lëndë për korrupsion të lartë, të cilat, sipas tij, për vite me radhë kanë qenë të fshehura, të zvarritura ose të injoruara, informon PressOnline.al

Këtë ai e tha në seancën konstituive të Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë, duke theksuar se lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk po zhvillohet me deklarata, por me veprime konkrete.

“Janë më shumë se 50 lëndë për korrupsion të lartë në procedurë. Kjo nuk është fundi, por vetëm fillimi. Presim hapjen e rasteve të reja, hetime të thella dhe rezultate që do ta rikthejnë besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit”, tha Mickoski.

Ai theksoi se nuk do të ketë drejtësi selektive.

“Nuk ka të mbrojtur. Nuk ka të paprekshëm”, u shpreh kryeministri.

Sipas tij, për një luftë të suksesshme kundër korrupsionit është i domosdoshëm forcimi i gjyqësorit dhe prokurorisë, si në aspekt institucional, ashtu edhe kadrovik dhe funksional, me qëllim që drejtësia të jetë efikase dhe e drejtë.

Mickoski vlerësoi se lufta kundër korrupsionit nuk përfundon me procedurë penale, por duhet të përmbyllet me konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

“Krimi nuk guxon të shpërblehet. E vjedhura duhet t’u kthehet qytetarëve”, theksoi ai.

Ai sqaroi se Strategjia për periudhën 2025–2028 parasheh tre prioritete kryesore:
identifikimin dhe ndjekjen e pasurisë së paligjshme edhe jashtë vendit përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, konfiskimin e shpejtë dhe ligjor të pasurisë dhe menaxhimin efikas të pasurisë së konfiskuar, përfshirë përdorimin e saj për qëllime sociale.

Në fund, Mickoski theksoi se Këshilli Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë do të ketë rol kyç në koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjithë procesit.

“Kjo është luftë për shtet të së drejtës, për besim dhe për dinjitetin e qytetarëve. Dhe në këtë luftë nuk do të tërhiqemi”, deklaroi Mickoski.

Previous ArticleMitaj mund të bëhet shok skuadre me Ronaldon
Next Article Eva Milevska drejt Kupës së Europës me mbështetjen e Videollotaria Casinos Austria

Lajme të ngjashme

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.