Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Erozioni i smaltit dhe aftet nuk janë gjithmonë pasojë e higjienës së dobët, ja se si ndikojnë hormonet në dhëmbë!

Press Online1 Shkurt 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Mishrat e ënjtura dhe të dhimbshme, erozioni i smaltit dhe era e pakëndshme e gojës nuk lidhen gjithmonë me mungesën e kujdesit oral. Në shumë raste, shkaku mund të jetë një çekuilibër hormonal. Inflamacioni i mishrave të dhëmbëve (gingiviti) mund të shfaqet gjatë shtatzënisë, sëmundjet periodontale lidhen shpesh me sindromën e vezoreve policistike, ndërsa çrregullimet e gjëndrës tiroide mund të reflektohen drejtpërdrejt në shëndetin e dhëmbëve. Kur problemet orale shfaqen pa arsye të qarta, është e mundur që pas tyre të fshihet një disbalancë hormonale.

Inflamacioni i mishrave të dhëmbëve

Inflamacioni i mishrave mund të jetë shenjë e shtatzënisë, por edhe e çrregullimeve të funksionit të gjëndrës tiroide, shpjegon Mohamed Ali, stomatolog.

Mishrat bëhen të fryra, të kuqe dhe gjakosen lehtë, edhe kur higjiena orale është e mirë. Nën ndikimin e hormoneve progesteron dhe estrogjen, rritet qarkullimi i gjakut në inde dhe mishrat bëhen më të ndjeshëm ndaj pllakës dentare, shpjegon dr. Ali.

Çrregullimet e tiroides mund të ngadalësojnë shërimin e indeve, të nxisin inflamacion më të shpeshtë dhe një rikuperim më të ngadaltë të mishrave të dhëmbëve.

Goja e thatë (kserostomia)

Nëse gjuha është e ashpër, ngjitëse dhe ka pak pështymë, sidomos kur higjiena orale është e rregullt, shkaku mund të jetë menopauza. Goja e thatë shfaqet kur niveli i hormoneve bie, nën ndikimin e stresit të zgjatur, disa sëmundjeve apo barnave të caktuara. Niveli i ulët i estrogjenit te gratë ndikon në uljen e prodhimit të pështymës, e cila ka rol kyç në tretjen e ushqimit dhe mbrojtjen e dhëmbëve dhe indeve të buta.

Kur ka më pak pështymë, rritet rreziku për karies dhe ndjeshmëri të dhëmbëve, sidomos te gratë në menopauzë, thekson dr. Ali, duke shtuar se nivelet e larta të hormoneve të stresit, si kortizoli, e ulin më tej sekrecionin e pështymës.

Shtrëngimi i nofullës, smalt i çarë dhe dhëmbë të konsumuar

Këto probleme shpesh lidhen me stresin kronik, çrregullimet hormonale dhe pagjumësinë. Gjatë kontrollit stomatologjik mund të vërehen shenja të kërcitjes së dhëmbëve (bruksizmit): çarje të vogla, skaje të rrafshuara dhe smalt i dëmtuar, një pasojë e zakonshme e tensionit afatgjatë.

 Era e keqe e gojës

Edhe personat që lajnë rregullisht dhëmbët dhe përdorin fill dentar mund të vuajnë nga era e keqe e gojës. Shpesh, shkaku nuk është oral, por metabolik dhe hormonal, si rezistenca ndaj insulinës apo sindroma e vezoreve policistike, të cilat prishin ekuilibrin e baktereve në zorrë dhe në zgavrën e gojës. Hipotiroidizmi, për shkak të uljes së hormoneve tiroide, ngadalëson metabolizmin dhe sekrecionin e pështymës, duke krijuar kushte ideale për shumimin e baktereve që prodhojnë erë të pakëndshme. Nivelet e larta të ketoneve që shfaqen gjatë çrregullimeve të sheqerit në gjak, agjërimit, dietës keto apo te personat me diabet, gjithashtu ndikojnë në erën e frymës. Nëse shfaqen nauze, dhimbje barku dhe fryma ka erë acetoni, është e domosdoshme të kërkohet ndihmë mjekësore.

Erozioni i smaltit dhe aciditeti i shtuar i stomakut

Acidi i stomakut nuk shkakton vetëm urth, por mund të dëmtojë edhe dhëmbët. Sipas dr. Ali, disa ndryshime hormonale nxisin refluksin acid.

Progesteroni gjatë shtatzënisë dhe hormonet e stresit, si kortizoli, relaksojnë sfinkterin e poshtëm të ezofagut dhe rrisin sekrecionin e acidit gastrik, duke përkeqësuar refluksin te personat e ndjeshëm, shpjegon ai.

 Afte dhe plagë që shërohen ngadalë

Rënia e estrogjenit dobëson barrierën mbrojtëse të mukozës së gojës, duke e bërë atë më të ndjeshme ndaj irritimeve dhe aftave, veçanërisht te gratë në periudhën e peri-menopauzës dhe menopauzës. Kortizoli i lartë dhe i vazhdueshëm dëmton funksionin e qelizave imune që marrin pjesë në shërimin e plagëve, çka bën që aftet dhe plagët e vogla të shërohen më ngadalë. Edhe sëmundjet autoimune mund ta zgjasin këtë proces.

Çfarë rekomandojnë specialistët?

Pacientët shpesh habiten kur kuptojnë se hormonet ndikojnë në çdo pjesë të trupit përfshirë gojën dhe dhëmbët. Dr. Ali këshillon që personat me simptoma të përsëritura të mbajnë një ditar të shenjave, të bëjnë analiza të gjakut dhe hormoneve, të vizitojnë rregullisht stomatologun, të rrisin marrjen e lëngjeve në rast të gojës së thatë dhe të përdorin pastë dhëmbësh me fluor për mbrojtjen e smaltit.

Previous ArticleMartesë në krizë? Bianca Censori donte të ndahej nga Kanye West
Next Article Bajrami: E respektoj vendimin e Kuvendit të LDK-së

Lajme të ngjashme

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse kapaku i tenxheres ka një vrimë të vogël, shumë pak njerëz e dinë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Studimi zbulon se cigarja IQOS shkakton dëmtime në enët e gjakut dhe ADN pas vetëm pak minutash përdorimi!

19 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.