Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Keni dëgjuar ndonjëherë për djathin vegan?! Ja se si ta përgatisni atë në shtëpi…

Press Online31 Janar 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kuzhina vegane po e fiton hapësirën e saj jo vetëm si zgjedhje “e shëndetshme” apo “miqësore me planetin”, por si një territor i vërtetë shijesh ku kreativiteti bën ligjin. Dhe aty ku dikur alternativat konsideroheshin thjesht zëvendësime, sot po shfaqen ide që qëndrojnë më vete. Një prej tyre është edhe “fauxmage”, një lloj djathi vegan, i butë, kremoz dhe i shijshëm, pa asnjë pikë qumështi. Vëmendja shkon te një formë e vogël “djathi” spalmues, i menduar si shoqërues ideal për aperitivë ndryshe. Ideja është e thjeshtë: të krijosh të njëjtën ndjesi të një kremi të kripur e të pasur, por me përbërës bimorë që japin strukturë dhe intensitet.

Receta parashikon një formë rreth 150 gramë dhe nis me tahinin, baza që i jep trup dhe shije. Për teksturën kremoze dhe atë ndjesinë “të plotë” përdoret vaj kokosi, që shkrihet lehtë dhe më pas përzihet me masën. Shija e “djathit” ndërtohet me maja ushqimore në fletëza, pak lëng limoni dhe shëllirë ullinjsh të gjelbër, të cilat sjellin një kripësi të këndshme dhe atë prekje “të fermentuar” që mungon zakonisht në alternativat vegane.

Përgatitja është e drejtpërdrejtë. Së pari shkrihet butësisht vaji i kokosit dhe lihet mënjanë. Në një enë përzihen tahina, lëngu i limonit, majaja ushqimore dhe shëllira e ullinjve. Kur masa të jetë bërë homogjene, shtohet vaji i shkrirë dhe pak kripë, duke e përzier me kujdes që të inkorporohet pa u ndarë përbërja. Më pas, masa hidhet në një enë të vogël të lyer lehtë që të shërbejë si kallëp, mbulohet dhe lihet në frigorifer të paktën dy orë, derisa të mpikset dhe të marrë formë.

Servreni si pjesë e një tavoline aperitivi: mbi bukë të thekur, me arra, apo si krem shoqërues për perime të pjekura dhe krisur. Sugjerimi është që sasitë të respektohen me kujdes, veçanërisht limoni dhe shëllira, sepse nëse teprohet, masa mund të ndahet dhe të humbasë kremositetin e saj.

Previous ArticleFamiljarët e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë” me 17 shkurt
Next Article WOOW: Liverpool e përmbys rezultatin, Ekitike shënon dy gola brenda dy minutave

Lajme të ngjashme

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse kapaku i tenxheres ka një vrimë të vogël, shumë pak njerëz e dinë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Studimi zbulon se cigarja IQOS shkakton dëmtime në enët e gjakut dhe ADN pas vetëm pak minutash përdorimi!

19 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.