Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Email-et mund të keqinterpretohen…” Elon Musk reagon për komunikimin me Jeffrey Epstein?

Press Online31 Janar 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Elon Musk ka reaguar publikisht ndaj raportimeve që lidhen me komunikimin e tij me Jeffrey Epstein, duke pranuar se ishte i vetëdijshëm që disa email-e mes tyre mund të keqinterpretoheshin dhe të përdoreshin për të dëmtuar reputacionin e tij.

Në një përgjigje ndaj një përdoruesi në platformën X, miliarderi theksoi se askush nuk ka bërë më shumë presion se ai për publikimin e dosjeve të Epstein.

Jam i lumtur që më në fund ndodhi

-shkroi Musk, duke shtuar se ajo që e intereson realisht është ndjekja penale e “atyre që kryen krime të rënda me Epstein”.

Sipas Musk, kontakti i tij me financierin e ndjerë ka qenë minimal dhe ai ka refuzuar vazhdimisht ftesat për të vizituar ishujt privatë të Epstein apo për të udhëtuar me avionin famëkeq “Lolita Express”.

Ai ka deklaruar më herët se ka thënë “jo” ftesave për të vizituar ishujt Great St. James dhe Little St. James në Ishujt Virgjër të SHBA-së, të lidhur me akuza të rënda për abuzime seksuale ndaj vajzave të mitura dhe grave të reja.

Megjithatë, dokumente të publikuara së fundmi hedhin dritë mbi një korrespondencë të vitit 2013.

Më 13 dhjetor të atij viti, Musk i kishte dërguar një email Epsteinit, duke i shkruar se do të ndodhej në Ishujt Virgjër Britanikë dhe në Shën Barthélemy gjatë festave dhe duke e pyetur nëse kishte një “kohë të mirë për ta vizituar”.

Epstein iu përgjigj dy ditë më vonë, duke sugjeruar fillimin e vitit të ri dhe duke shtuar se “gjithmonë ka vend për ty”.

Në një email tjetër, dërguar ditën e Krishtlindjeve, Epstein shkruante se “data e dytë ose e tretë do të ishte perfekte” dhe se do ta merrte vetë.

Në këtë korrespondencë, Musk fillimisht shprehej se duhej të kthehej në Los Angeles mbrëmjen e 2 janarit, por më pas sugjeronte se mund ta shtynte largimin me një ditë, duke pyetur drejtpërdrejt:

Kur duhet të shkojmë në ishullin tuaj në orën 2?

Dokumentet nuk konfirmojnë nëse Musk e ka realizuar ndonjëherë këtë vizitë. Megjithatë, emailet tregojnë një nivel komunikimi mes dy burrave që nuk ishte bërë publik më parë, veçanërisht duke pasur parasysh përpjekjet e mëvonshme të Musk për t’u distancuar nga Epstein dhe për të lidhur publikisht politikanë apo kundërshtarë të tij me këtë çështje.

Kujtohet se gjatë përplasjes së ashpër me Donald Trump vitin e kaluar, Musk kishte sugjeruar se ish-presidenti po vononte publikimin e dosjeve të Epstein sepse emri i tij mund të ishte përfshirë në to.

Kjo deklaratë çoi në një përçarje të fortë mes dy figurave, të cilat më parë kishin pasur një marrëdhënie bashkëpunimi.

Në shtator, pasi emri i tij u shfaq në një tjetër grup dokumentesh, Musk reagoi sërish duke theksuar se Epstein ishte përpjekur ta bindte të vizitonte ishullin e tij, por se ai e kishte refuzuar kategorikisht.

Previous ArticleTronditet futbolli iranian, lojtarja 27-vjeçare vritet gjatë protestave
Next Article Gashi: LDK-ja do ta respektojë çdo vendim të Kuvendit

Lajme të ngjashme

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Romancë e re në showbiz/Aktorja e njohur dhe futbollisti nuk e fshehin më lidhjen!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi e lë pa fjalë me batutën!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.