Abdush Demiri zgjidhet Nënkryetar i KSHZ-së: Premton transparencë dhe mbrojtje të votës së lirë

featured
Press Online
28 Janar 2026, 13:36

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur Abdush Demirin në pozitën e Nënkryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), me mbështetje të gjerë prej dy të tretave të votave të deputetëve.

Pas zgjedhjes, Demiri reagoi publikisht duke e cilësuar këtë besim si një nder të veçantë, por edhe si një obligim të madh institucional, duke theksuar se mandati i tij do të udhëhiqet nga paanshmëria, integriteti dhe profesionalizmi.

“Ky besim nuk është vetëm një privilegj, por mbi të gjitha një përgjegjësi për të shërbyer në mbrojtje të votës së lirë dhe proceseve demokratike në vendin tonë”, u shpreh Demiri.

Ai u zotua se gjatë mandatit të tij do të angazhohet maksimalisht për:

  • Transparencë të plotë në çdo proces zgjedhor

  • Mbrojtjen e standardeve më të larta ligjore dhe kushtetuese

  • Bashkëpunim konstruktiv me të gjithë aktorët relevantë për garantimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike

Demiri falënderoi të gjithë ata që e mbështetën, duke theksuar se besimi i dhënë do të jetë motiv shtesë për punë të ndershme dhe të përkushtuar në funksion të demokracisë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter