Qendra Klinike në Shkup, do të ndërtohen dy garazhe në kate

featured
Press Online
26 Janar 2026, 19:12

Në Qendrën Klinike në Shkup, do të ndërtohen dy garazhe në kate, me 500 vende të reja për parkim të automjeteve.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Qytetit të Shkupit, Orece Gjorgjievski, i cili tha se një vendim i tillë është marrë në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë Azir Aliu.

“Me realizimin e këtij projekti, që do të zbatohet nga Qyteti i Shkupit, do të sigurohen rreth 500 vende të reja parkimi, duke i dhënë fund kaosit të gjatë me parkimin brenda dhe rreth Qendrës Klinike. Kjo është një zgjidhje konkrete, funksionale dhe e qëndrueshme, që do të lehtësojë jetën e përditshme dhe punën e punonjësve shëndetësorë, si dhe qasjen e pacientëve nga i gjithë vendi që vijnë çdo ditë për trajtim”, njoftoi Gjorgjievski.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter