Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Armë amerikane për Ukrainën, Tirana në heshtje

Press Online25 Janar 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Shqipëria pritet t’i bashkohet programit Prioritized Ukraine Requirements List (PURL), një mekanizëm i përbashkët SHBA-NATO për financimin e blerjes së anëve amerikane për Ukrainën, duke nisur nga viti 2026. Të paktën, kështu raportuan më 15 janar mediat ukrainase, pas një konference të përbashkët për shtyp në Kiev mes ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, dhe homologut të saj, Andriy Sybiha.

Sipas raportimeve, Spiropali theksoi se Shqipëria është e angazhuar prej kohësh në mbështetje humanitare, ushtarake dhe politike për Ukrainën dhe se pjesëmarrja në PURL do të ishte një hap konkret në ndarjen e barrës së sigurisë, në përputhje me statusin e vendit si anëtar i NATO-s. “Në vitin 2026 duam të bashkëpunojmë jo vetëm në kuadër të PURL, por edhe në programe të tjera, përfshirë bashkëpunimin dypalësh me Ukrainën”, citohet të ketë deklaruar kryediplomatja shqiptare. Megjithatë, pavarësisht deklaratave publike në Kiev, institucionet shqiptare nuk kanë konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen e Shqipërisë në PURL. Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar për Albanian Post se nuk disponon informacion mbi diskutime të tilla dhe ka sugjeruar që për këtë çështje të kontaktohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Nga ana e saj, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nuk ka kthyer përgjigje zyrtare, pavarësisht një kërkese për sqarim të dërguar lidhur me deklaratat e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenaky, i cili në një postim në platformën X bëri të ditur se gjatë takimit me Spiropalin ishte diskutuar edhe mundësia e përfshirjes së Shqipërisë në PURL Edhe nga ana e aleatëve, konfirmimi mbetet i kufizuar.

Një përfaqësues i Departamentit amerikan të Mbrojtjes ka deklaruar për Albanian Post se “çdo pjesëmarrje e Shqipërisë në PURL duhet të komentohet nga autoritetet shqiptare”, duke mos dhënë detaje shtesë mbi statusin e Tiranës në këtë program. PURL është një program i nisur në vitin 2025 nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO, i cili u mundëson vendeve partnere të financojnë blerjen e armëve amerikane sipas një liste prioritare të dakordësuar me Ukrainën. Programi synon të përshpejtojë furnizimin me sisteme që nuk mund të zëvendësohen lehtësisht nga prodhues evropianë, veçanërisht në fushën e mbrojtjes ajrore.

Sipas Alyona Getmanchuk, shefe e misionit të Ukrainës në NATO, rreth 75 për qind e raketave për sistemet Patriot dhe afro 90 për qind e interceptorëve për sistemet e tjera të mbrojtjes ajrore furnizohen përmes PURL-së. Deri më tani, në PURL kanë kontribuar financiarisht disa vende, përfshirë Gjermaninë, Holandën, Danimarkën, Suedinë dhe Norvegjinë, ndërsa sipas prezidentit Zelenaky, 24 shtete i janë bashkuar tashmë nismës.

Në këtë kontekst, raportimet e Shqipëria ka shprehur gatishmërinë për t’u përfshirë në PURL vendosin Tiranën në një linjë me vendet që po mbështesin drejtpërdrejt kapacitetet ushtarake të Ukrainës përmes financimit të armëve amerikane. Nëse do të konkretizohet, ky hap do të shënonte një nivel të ri të angazhimit të Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës dhe një rol më aktiv në arkitekturën e sigurisë euroatlantike

Previous ArticleSi Inteligjenca Artificiale po e ndryshon botën e punës?
Next Article “Ishte e vërteta e tij, u rrit nën…” Ish-e dashura e Brooklyn Beckham trondit me deklaratën!

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.