Me 81 vota “për” dhe 19 “kundër, në Kuvend kaloi Ligji për Kundërvajtje, shkruan TV21. Si rrjedhojë, pritet që sistemi Safe City të hyjë në fuqi nga 1 shkurti.
“Konstatoj se Kuvendi e miratoi Ligjin për ndryshuime dhe plotësimin e Ligjit për Kundërvajtje “, tha Gashi.
Amendamentet u shqyrtuan dhe u votuan me procedurë të shkurtuar.
Deputetët e BDI-së dhe LSDM-së ishin kundër, ndërsa partitë e tjera në sallën e parlamentit mbështetën nismën legjislative.
Ndryshe, kamerat “Qytet i Sigurt” të instaluara në udhëkryqet e Shkupit regjistrojnë automatikisht shkeljet e trafikut duke filluar nga 1 dhjetori. Ishte planifikuar që gjobat të fillojnë të zbatohen nga 1 janar 2026, mirëpo kjo është shtyrë për në 1 shkurt 2026. Synimi është që deri në vitin 2030 të zvogëlohet dhe të përgjysmohet numri i aksidenteve në trafik.






