Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Në mëngjes do të ketë reshje lokale shiu dhe bore, ndërsa në vendet më të larta dhe në male borë. Pasdite vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë e dobët jugore, njoftoi Departamenti për Punë Meteorologjike, informon PressOnline.al
Temperatura minimale do të jetë në intervalin -4 deri në 0, ndërsa maksimale do të arrijë nga 2 deri në 7 gradë.
Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Temperatura minimale do të bjerë në -2, ndërsa maksimale do të arrijë në 4 gradë.
Deri të shtunën, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me rritje të temperaturës ditore. Do të shfaqet mjegull në disa lugina. Nga e shtuna drejt fundit të ditës priten reshje lokale shiu, ndërsa në male borë. Të dielën në pasdite dhe natën do të ketë reshje më të bollshme, kur në vendet më të larta do të shndërrohen në borë.






