Në muajin shtator janë dhënë 314 leje për ndërtim

featured
Press Online
11 Nëntor 2025, 14:52

Gjatë muajit shtator të këtij vitit janë miratuar 314 leje ndërtimi, që është për 6,1 për qind më shumë krahasuar më muajin e njejtë të vitit paraprak, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 7.124.419 mijë denarë, që është për 5,2 për qind më pak krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 220 (70,1 për qind) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 38 (12,1 për qind) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 56 ( 17,8 për qind) për objektet për rikonstruim.

Nga gjithsej 314 të objekteve, tek 229 (72,9 për qind) si investitorë paraqiten persona fizik, ndërsa tek 85 (27,1%) të objekteve investitorë janë subjektet afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 727 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej: 69, 411 m2.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter