Cristiano Ronaldo shkelmon modestinë: Jam më i bukur se David Beckham dhe më i njohur se Donald Trump!

featured
Press Online
08 Nëntor 2025, 23:02

Karriera e të dyve ka pika të përbashkëta! Të dy kanë shkëlqyer te Manchester United përpara se të bashkoheshin tek Reali i Madridit.

Si Beckham ashtu edhe Ronaldo e kanë tejkaluar futbollin për t’u bërë ikona botërore, duke u futur në botën e modës dhe duke marrë vëmendje edhe për pamjen e tyre. Tema nëse Ronaldo është më i bukur se Beckham u hap kur portugezi u shfaq përball Piers Morgan!

Prezantuesi deklaroi me entuziazëm se Beckham nuk ishte “në të njëjtën nivel” me Ronaldon si lojtar, por e pyeti yllin nëse e konsideronte veten me pamje superiore ndaj anglezit. “Të krahasojnë shumë me Beckhamin, jo vetëm për pamjen tënde, a mendon se je më i bukur se David Beckham?” -pyeti Morgan.

 ‘Varet,’ u përgjigj fillimisht Ronaldo. “Për mua, pamja e mirë nuk është vetëm fytyra, por i gjithë në kompleks. Imagjinoni Cristianon dhe një djalë normal me bluza të kuqe në Copacabana, mendoni se nuk do të kem shans me askënd.”

Morgan e shtyu përsëri Ronaldon për krahasimin me Beckhamin, duke marrë përfundimisht një përgjigje aspak modeste nga 40-vjeçari.

“Po ecën nëpër Kopakabanë për… Le të themi, dhjetë minuta! Kush tërheq më shumë vëmendje?”, -pyeti Morgan.

“Unë, 100 përqind”, -u përgjigj Ronaldo.

“E dija, thjesht po përpiqesha të të ngacmoja”, shtoi Morgan.

Më pas Ronaldo u përpoq ta justifikonte pretendimin e tij duke theksuar se trupi i Beckham është “normal”.

“Ai e di këtë. Fytyra e tij është e bukur, po, fytyrë e pashme”, vazhdoi Ronaldo. “Pjesa tjetër është normale, sikur të ishte njeri normal. Unë nuk jam normal, jam perfekt.”

Ylli portugez gjithashtu sugjeroi se është personi më i famshëm në planet, duke thënë:

“Do të bëjmë një debat për botën, kush është më i famshmi? Unë apo Presidenti Donald Trump? Mendoj se, në botë, edhe në ishuj të vegjël, më njohin më shumë mua sesa atë.”

 

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter