Ditën e sotme, 25 tetor, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore më të freskëta dhe të lagështa me origjinë veriore, duke sjellë ulje të lehta të temperaturave dhe shtim të vranësirave.
Moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare, më të dukshme në zonat malore, veriore dhe verilindore. Gjatë mbrëmjes dhe natës, vranësirat do të bëhen më të dendura, ndërsa në zonat e larta malore nuk përjashtohen reshje të izoluara dhe afatshkurtra shiu.
Temperaturat minimale në zonat malore do të zbresin në 5–6°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 21°C. Në zonat e ulëta, temperaturat do të luhaten nga 9°C në mëngjes deri në 24–25°C në mesditë. Përgjatë bregdetit, ato do të variojnë nga 13°C deri në 24°C.
Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 2–7 m/s, ndërsa në bregdet dhe zonat e larta malore mund të ketë herë pas here forcime. Valëzimi në det parashikohet të jetë i forcës 2–3 ballë.


