Barcelona do të jetë nikoqire e rivalit të përjetshëm, Real Madridit, në përballjen e shumëpritur të “El Clasico”-s, e cila pritet të sjellë emocione dhe rivalitet të madh.
Kampionët e Spanjës kanë publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë supersfidë, ku mungesat e Eric Garcias dhe Dani Olmos përbëjnë një shqetësim për skuadrën katalunase.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet sonte në stadiumin “Camp Nou”, me fillim nga ora 21:00.



