Aktori amerikano-francez Timothee Chalamet pranoi së fundmi se ishte i zhgënjyer që nuk fitoi çmimin Oscar për Aktorin më të Mirë për filmin “A Complete Unknown”. Aktori 29-vjeçar komentoi humbjen në ndarjen e çmimeve të 97-ta Oscar në një intervistë për Vogue, ku promovoi filmin e tij të ri “Marty Supreme”. Ai pranon se do të kishte dashur të kishte fituar një Oscar në mars të këtij viti për rolin e tij kryesor në filmin biografik për muzikantin Bob Dylan.
“Nëse ka pesë persona në një ndarje çmimesh dhe katër prej tyre shkojnë në shtëpi me humbje, a nuk mendoni se ata katër persona në restorant do të thonë: ‘Epo, nuk fituam?’ Kam qenë pranë disa aktorëve bujarë dhe pa egoizëm dhe ndoshta disa prej tyre thonë: ‘Ishte argëtuese.’ Por e di që shumë prej tyre thonë: ‘Të qihesh në djall’”, tha aktori i ri.
Chalamet u nominua për çmimin e Aktorit më të Mirë në Oscar së bashku me Colman Domingo (“Sing Sing”), Ralph Fiennes (“Conclave”), Sebastian Stan (“The Apprentice”) dhe Adrien Brody, i cili përfundimisht fitoi çmimin për performancën e tij në “The Brutalist”. Aktori tha hapur se synonte një çmim Oscar kur fitoi çmimin SAG në shkurt.
Ndërkaq, siç e dimë tanimë, Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet po përjetojnë një nga romancat më të përfolura të showbiz-it. Gjithçka nisi si një flirt i supozuar në Met Gala 2023, por sot, pas më shumë se një viti bashkë, çifti është kthyer në një ndër më të komentuarit në mediat rozë. Dalja e tyre zyrtare në Golden Globes 2025 i çimentoi thashethemet dhe i ktheu në simbol të një marrëdhënieje që pak e kishin parashikuar. Në fillim, opinioni publik ishte skeptik, shumë besonin se dyshja nuk kishin asgjë të përbashkët.







